Kryefaqja / LAJME / Veliu: Faqezinjtë tradhëtorë dhe maskarenjë e rrezikojnë të ardhmen e shqiptarëve

Veliu: Faqezinjtë tradhëtorë dhe maskarenjë e rrezikojnë të ardhmen e shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Tahir Veliu ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme të klasës politike në Kosovë për votimin e demarkacionit.

Veliu ka thënë se “është turp që Luan Haradinaj e paska pasur një vëlla të tillë. Ky që po fal territor të Republikës së Kosovës po e shkel gjakun e vëllezërve të vet.”

“Vota pro këtij ligji është votë kundër të ardhmes. Ju garantoj se ratifikimi i këtij ligji e rrezikon sigurinë kombëtare të kombit shqiptar, vendimi është në dorën tuaj; nëse sot votoni për, atëherë ju do jeni Esat Pashat e nesërm.

Lirinë e lëvizjes, liberalizimin e vizave dhe jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar aktualisht e pamundëson kjo klasë politike e e çorientuar, e korruptuar, anti-ligjore, haraçiste, tmerrësisht e etur për pushtet dhe servile në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe shtetet fqinje (pushtues të trojeve shqiptare).

Interesant … Faqezinjtë asnjëherë nuk e falin tokën, shtepinë, apo pasurinë personale por vetëm trojet e Atdheut, pasurinë e kombit dhe i shfrytzojnë pasuritë e fituara jashtëligjshëm, si plaçkë lufte njejtë sikurse të ishin pushtues; njejtë siç ka vepru Serbia gjenocidiste në Kosovë, Greqia shoviniste në Çamëri dhe pushtuesit tjerë në trojet tjera, kjo tregon se faqezinjtë e klasës politike nuk janë të çmendur, as të çorientuar por qëllimisht i realizojnë urdhërat e armikut.

Sikurse të ishin të çmendur, e kishin fal pasurinë e tyre dhe nuk ishin bërë milionera në kurriz të interesave madhore të kombit.

Dhe në fund, me vite me radhë juve faqezinjë, tradhetorë dhe maskarenjë do ju mallkojnë edhe foshnjët në djepa, që u’a mbysni ardhmerinë ende pa lindur”, përfundon reagimi i z. Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar./Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Kuksianët organizojnë një tjetër tubim, ja ku dhe kur do të mbahet

Banorët e Kukësit, Tropojës dhe Hasit pritet të zhvillojnë një tjetër protestë, këtë herë, për …

Leave a Reply