Kryefaqja / LSHB / Dëmtohet “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Kastriot Berishaj premton rregullimin e pllakës

Dëmtohet “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Kastriot Berishaj premton rregullimin e pllakës

Ka kohë që monumenti i arkitektit të Shqipërisë Etnike Hasan Prishtinës , i vendosur përballë Universitetit të Prishtinës , është dëmtuar dhe askush nga institucionet nuk ka ndërhyrë në rregullimin e tij.

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj, ditën e sotme, përmes një videoje në rrjetin social Facebook ka premtuar rregullimin e pllakës si dhe deklaroi se do të shtojë disa elemente të tjera kombëtare.

Ai, gjithashtu dënoi ashpër faqezinjtë kombshkatërrues që shkatërrojnë gjithçka, madje edhe figurat kombëtare historike, që me mish e me shpirt varën interesat e tyre personale në interesin kolektiv të Shqipërisë. Ata luftuan, duruan dhe pranuan dhimbjet e vuajtjet deri në vdekje, që Shqipëria të merrte jetë.

Deklarata e plotë e kreut të LSHB-së

“Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Kastriot Berishaj reagon ashpër ndaj faqezinjëve që shkatërrojnë gjithçka, madje edhe emrin e arkitektit të Shqipërisë Etnike, Hasan Prishtina e kanë dëmtuar përball Universitetit të Prishtinës, sepse “burgosja e tij” në një vend të padukshëm nuk i knaq faqezinjët kombSHKAtërrues.

Si pasardhës i gjakut familjar të Hasan Prishtinës dhe si pasardhës i ideologjisë së tij kombëtare brenda një kohë të shkurtër me vetëfinancim kryetari i LSHB-së, z. Kastriot Berishaj premtoj rregullimin e pllakës, si dhe deklaroi se do të shtoj elemente të tjera kombëtare, për të cilat Hasan Prishtina dha gjithçka nga vetvetja.”

Check Also

Arrestohet përsëri në pikën kufitare të Morinës kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj

Sonte rreth orës 20:30, përsëri për arsyet e njejta është arrestuar në pikën kufitare në …