Kryefaqja / HISTORI / Fiset shqiptare në Mal të Zi, hartë e rrallë e vitit 1839

Fiset shqiptare në Mal të Zi, hartë e rrallë e vitit 1839

Aristokrati nga fisi i Vasojeviqëve, Nikolla, ose siç e quante vetëm me sqimë në frëngjisht ‘Prince des Wassoevitch’, ka lënë pas një mal përsiatjesh për viset kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Fryt i penës së tij janë jo pak shënime interesante në frëngjisht në lidhje me gjendjen e fiseve shqiptare brenda Malit të Zi të vjetër në kohën e princit, Petër Njegushit II (1830-1851).

Portali shqiperiaebashkuar.al publikon një hartë interesante të vitit 1839 që ka si autor vetë princin e Vasojeviqëve.

Duke njohur në mënyrë intime fiset shqiptare, ai ravijëzon vendndodhjen e kuçëve, palabardhasve, piperëve, hotëve, krasniqëve dhe vasojeviqëve.

Katër fiset e fundit, sipas shënimeve të Nikollës, e hiqnin origjinën e tyre nga një i parë i përbashkët.

Në origjinal harta mban diçiturën përshkruese “Hartë e fiseve të pavarura dhe luftarake të Shqipërisë”.

Check Also

Kur qytetet kryesore në Serbi banoheshin nga shqiptarët

Shqiptarët përmenden si banorë rezidentë të qyteteve Çuprija dhe Aleksinc. Edhe në qytete të tjera …

Leave a Reply