Kryefaqja / LAJME / Kryetari i LSHB-së, Kastriot Berishaj ndërton shtëpi për një familje në nevojë

Kryetari i LSHB-së, Kastriot Berishaj ndërton shtëpi për një familje në nevojë

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe autori i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”, z. Kastriot Berishaj, ditën e sotme ka ndërmarrë një nismë humanitare, ku ka vendosur t’i ndërtojë shtëpinë një veprimtari për Shqipëri të Bashkuar.

Është fjala për Besart Fejzullahun nga Drenasi, të cilit i kanë ndërruar jetë dy prindërit në moshë të re. Sot, Besart Fejzullahu është i martuar dhe ka fëmijë por është në gjendje të mjerueshme dhe ka pasur disa aksidente në vendin e punës, prandaj sot familja e tij vuan për gjërat elementare.

Kryetari i LSHB-së Kastriot Berishaj në një prononcim për mediat shqiptare u shpreh se:

“Duke e pasur parasysh se une kam pësuar një fatkeqësi në komunikacion me 19 Dhjetor të vitit 2017 si pasojë e të cilit kam pësuar pesë (5) vdekje klinike, një (1) sulm në zemër dhe shumë lëndime të tjera pasojat e të cilës i ndjej në çdo pjesë të trupit dhe sot kam vendosur që Besart Fejzullahut dhe familjes së tij, t’ua ndërtoj shtëpinë nga themeli deri në dorëzimin e çelsave me të gjitha gjërat që ju duhen për një jetë, që fëmija e tij nesër të jenë qytetar të edukuar që i shërbejnë shqiptarëve të tjerë në nevojë dhe Shqipërisë së Bashkuar. Jam i angazhuar maksimalisht për t’u dalë në ndihmë njerëzve në nevojë, dhe nuk kursehem aspak”.

Ky lajm po bëhet lajm jo për reklamë, por sepse kombi ynë dhe Shqipëria jonë ka nevojë për shumë nisma të tilla. Kjo nuk është hera e parë që Kastriot Berishaj bëhet pjesë e nismave bamirëse, pasi edhe vitin e shkuar ka ndihmuar disa fëmijë shqiptarë kudo në trojet shqiptare; me gjëra elementare, ushqim, mjete për tu arsimuar etj.

Check Also

Protestë në Skenderaj, nuk duan që Vuçiq të shkelë në Drenicë

Ata kanë ftuar për protestë në sheshin ‘Adem Jashari’ në ora 06:00 të mëngjesit për …