Kryefaqja / HISTORI / Kur qytetet kryesore në Serbi banoheshin nga shqiptarët

Kur qytetet kryesore në Serbi banoheshin nga shqiptarët

Shqiptarët përmenden si banorë rezidentë të qyteteve Çuprija dhe Aleksinc. Edhe në qytete të tjera ka përmendje sporadike të ‘arbanasve’, termi popullor serb për shqiptarët

Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, kur Serbia fillonte e mbaronte brenda Pashallëkut të Beogradit, qytete e rrethe të tëra banoheshin me bashkësi shqiptare. Ky realitet do të zhbëhej pas njohjes së autonomisë së Principatës së Serbisë nga Porta e Lartë, ku ruhej suzerniteti nominal i sulltanit dhe një prani e caktuar e trupave osmane, shkruan Konica.al

Sipas historianit serb, Petar Vllahoviç, në kohën e Millosh Obrenoviçit shqiptarët përmenden si banorë rezidentë të qyteteve Çuprija dhe Aleksinc. Edhe në qytete të tjera ka përmendje sporadike të ‘arbanasve’, termi popullor serb për shqiptarët.

I njëjti studiues serb nënvizon se në qytetin e Aleksincit trupat osmane dëbuan shqiptarët e atyshëm pas kryengritjes së vitit 1824.

Edhe udhëpërshkruesi austriak, Felix Kanitz në librin e tij ‘Reise in Südserbien und Nordbulgarien’ pikasi se veshja shqiptare përdorej deri në qytetin e Kamenicës dhe Aleksincit, në veri të Nishit.

Konsolidimi i principatës autonome serbe solli dëbimin gradual të elementëve joserbë në këto anë. Kështu, qeveria serbe urdhëroi me 1832 që çdo shqiptar dhe boshnjak që kapej të fshikullohej me 25 goditje me shkop.

Banorë shqiptarë, sipas një studiuesi tjetër, përmenden edhe në qytetet Paraqin, Uzhicë, Krushevc, Karanovc e madje edhe në rrethinat e Beogradit.

Check Also

“Gjurmë Shqiptare”; Të pathënat e luftës së Trojës

Cilat janë të pathënat e luftës së Trojës? Çfarë fshihet në Iliadë dhe përse të …

Leave a Reply