Kryefaqja / LSHB / LSHB në mbështetje të shoqërisë së vetme dhe të pastër civile

LSHB në mbështetje të shoqërisë së vetme dhe të pastër civile

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet fuqishëm vullnetin e Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të Kukësit kundër klasës politike antishqiptare, që keqpërdor policinë e shtetit për të arritur qëllimet antikombëtare dhe të jashtëligjshme.

LSHB, gjithashtu dënon fuqishëm veprimet e klikës politike antishqiptare, e cila, ditën e sotme proçedoi penalisht 8 aktivistë të Shoqërisë Civile, për protesta të jashtëligjshme, në lidhje me arrestimin e padrejtë të qytetarëve të Kukësit.

Ne qëndrojmë në solidaritet të sinqertë me kauzat qytetare jo partiake, duke shpresuar se rezistenca do të vazhdojë edhe më e fortë. Rezistencë kjo që i jep shpresë për ditë më të mira çdo qytetari të ndershëm.

Edhe një herë ua bëjmë me dije të gjithve se shqiptarët nuk pranojnë kufijtë e imponuar, prandaj më mënyrë paqësore largojeni kufirin Shqipëri – Kosovë, sepse edhe durimi i popullit shqiptar ka fund dhe jemi të gatshëm të veprojmë me të gjitha mjetet dhe metodat për rrënimin e kufijve antishqiptar dhe antieuropian që padrejtësisht ndajnë shqiptarët.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB thirrje për bojkot, koncertit të këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis

D E K L A R A T Ë Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar iu …

Leave a Reply