Kryefaqja / OPINION / MALI I ZI FSHEH KRIMIN TASH 19 VITE

MALI I ZI FSHEH KRIMIN TASH 19 VITE

Shkruan: Ali Daci

Në nëntëmbëdhjetë vjetorin e vrasjes së të përndjekurve nga Kosova në fshatin Husaj të Rozhajës në prill të vitit 1999 po e postoj këtë shkrim të cilin e kam botuar më 23 mars të viti 2009. Si sot e 19 vite drejtësia malazeze nuk ka luajtur nga pika zero e hetimit dhe as që ka denuar kënd nga të dyshuarit për ketë krim makabër.

Më 19 mars në Gjykatën e Lartë në Biello Pole është mbajt dëgjimi kryesor kundër tetë të akuzuarve, ish pjesëtarëve të Korpusit të Podgoricës për krime lufte.

MBRTOJTAJA NE HESHTJE NUK FSHEH PAFAJSHMERIN

Të shtatë të akuzuarit para trupit gjykues janë mbrojtur në heshtje. Të rreshtuar për dy,në duar mbanin fotografit e më të dashurve të tyre të vrarë dhjetë vite më parë në Husaj, Bukel të Sipërm,Pas Hajle, në Fushë të Gilit,në bjeshkën e Fshatit Besnik e gjithandej kufirit me Kosovën. Edhe në sallën e gjykimit para trupit gjykues u priten me brohoritje dhe duartrokitje nga të afërmit e tyre që kishin zënë vendet në sallë. Me një fjale, të dëmtuarit e këtij procesi gjyqësor janë pritur si armiq e të akuzuarit si heronj! Avokatëve Muriq dhe Mekaj, për incidentin e 19 marsit kanë konfirmuar shqetësimin e tyre dhe së për rastin do t’i njoftojnë organet relevante vendore dhe ndërkombëtare, duke shtuar se në Mal të Zi ende nuk janë krijuar kushtet për ballafaqime të tilla, për gjykime të këtij rangu andaj edhe ka vend për skepticizëm.

Shkruan : Ali Daci

Kushtet klimaterike kanë qenë shkak i vonesës së dëshmitarëve dhe familjareve të dëmtuar nga Kosova të cilët në Grykën e Zhlebit për një orë e gjysmë kanë qenë të ngujuar nga bora. Nen përcjelljen e policisë malazeze autobusi me kosovar ka arritur në afërsi të gjykatës ku pritej shqyrtimi gjyqësor aq i pritur. Pesëdhjetë metra larg Gjykatës së Lartë në Biello Pole,ka ndaluar autobusi më targat e Kosovës nga i cili kanë zbrit 25 dëshmitar dhe anëtarë të familjeve të dëmtuara nga Kosova. Dymbëdhjetë femra dhe trembëdhjetë meshkuj. Atyre u prinin avokati Mr. Zenel Mekaj dhe koordinatorja e KMLDNJ-për rajonin e Pejës zonjusha Drita Krasniqi. Të rreshtuar për dy,në duar mbanin fotografit e më të dashurve të tyre të vrarë dhjetë vite më parë në Husaj, Bukel të Sipërm,Pas Hajle, në Fushë të Gilit,në bjeshkën e Fshatit Besnik e gjithandej kufirit me Kosovën. Ata kanë ecur nëpërmes korridorit të turmës së njerëzve dhe policisë malazeze. Masa e tubuar para hyrjes së gjyqit nuk ka hezituar që pa ndërpre të hedhi fjalë ofenduese, poshtëruese e kërcënuese ndaj kolonës së shqiptareve e cila ishte drejtuar në drejtim të Gjykatës së Lartë për të kërkuar zbardhjen e rastit dhe dëgjimin e të akuzuarve. Në sallën e gjykatës nuk i priti qetësia e zakonshme e gjyqit, por familjaret e të akuzuarve,të cilët edhe aty shfrytëzuan rastin që të ofendojë dhe kërcënojnë pjesëtarët e familjeve të dëmtuar. Pasi që kosovarët kishin zënë vend në fund të sallës së gjykimit,nga dera e hapur e gjykatës u dëgjuan sirenat e policisë të cilat u mbyten nga duartrokitjet dhe brohoritjet e masës se tubuar në shenjë përkrahje dhe respekti për të akuzuarit të cilët në gjykatore u sollën të prangosur. Edhe në sallën e gjykimit para trupit gjykues u priten me brohoritje dhe duartrokitje nga të afërmit e tyre që kishin zënë vendet në sallë. Me një fjale, të dëmtuarit e këtij procesi gjyqësor janë pritur si armiq e të akuzuarit si heronj! Me aktakuzën e Prokurorit Special të Prokurorisë Supreme Shtetërore të Malit të Zi, të datës 30 korrik 2008, janë akuzuar: Predrag Strugar,Momçillo Barjaktaroviq, Petar Labudoviq, Aco Knezheviq, Branislav Radniq, Boro Novakoviq, Mirko Bojovoq dhe Radomir Djurashkoviq. Me piken e Parë te aktakuzës ata ngarkohen se me 18 prill 1999, gjate kohës se konfliktit te armatosur ndërmjet Republikës Federative te Jugosllavisë dhe Koalicionit te NATO- Paktit, ne territorin e Komunës se Rozhajes, duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare te përcaktuara me Konventën IV te Gjenevës për Mbrojtjen e Personave Civile Gjate Kohës se Luftës, ndaj popullsisë civile e nacionalitetit shqiptar e cila nuk ka marre pjese drejtpërsëdrejti ne armiqësi, kane vepruar në mënyrë çnjerëzore, duke vrare gra, fëmijë dhe burra dhe duke cenuar integritetin e tyre trupor, ashtu që të pandehurit në fjalë, kane zëne pozicionet luftarak mbi dhe përreth fshatit Husaj, ku e kanë pritur kolonën e civileve të paarmatosur shqiptare, e cila po marshonte nga Kosova drejtë Malit te Zi dhe rreth orës 18,30, në afërsi të urës së lumit të Husajve, në momentin kur kolona e civileve është ndaluar të pushoje, kanë hapur breshëri zjarri në drejtim të tyre, me ç’ rast i kane privuar nga jeta: Milazim Pelaj, Rexhep,Sherif, Mursel, Nemka Brahimaj dhe djaloshin 12 vjeç Labinot Kastrati, kurse lëndime te renda trupore e të rrezikshme për jetë u kanë shkaktuar:Haxhi Ahmetit, Halil Brahimajt, Hatmane Bajraktarit, Shpresa Zogajt dhe Musa Lajçit.-me çka kanë kryer veprën penale, krime lufte kundër popullsisë civile nga neni 142 paragrafi i Parë i Ligjit penal të RFJ.

Me piken e Dytë te aktakuzës i akuzuari Petar Strugar, ngarkohet se ka urdhëruar ushtaret e Batalionit te I-re, identiteti i te cilëve ka mbetur i pavërtetuar, që ndaj popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar, e cila nuk ka marre pjese drejtpërsëdrejti në armiqësi, të veprojnë në mënyre çnjerëzore, duke kryer vrasje mbi ta, kurse ushtaret e paidentifikuar, duke zbatuar urdhrat, në vende të ndryshme të territorit të Komunës se Rozhajës, me 18 prill dhe 12; 18; 20 dhe 21 maj 1999 i kane privuar nga jeta Sokol Lajçin (14 vjeç), Ramë Lajçin, Ramiz Brahimaj, Selim Kelmendin, Afrim Gjuraj, Afrim Hysenaj, Muhamet Blakaj, Arif Arifin dhe vëllezërit: Muhamet Rexhaj, Ajet Rexhaj dhe Hetem Rexhaj. Pra, për këto krime është akuzuar vetëm Predrag Strugar, ngase nuk është arritur të zbulohen kryerësit e drejtpërdrejtë. Të dëmtuarit dhe familjet e dëmtuara në ketë proces gjyqësor i përfaqësojnë Velija Muriq, avokat nga Razhaja dhe Mr.sc. i shkencave juridike Zenel Mekaj, avokat nga Peja. Vlen të theksohet se ndjekja penale ka filluar në baze të kallëzimit penal të cilin e kane ushtruar Velija Muriq, avakat nga Razhaja, si kryetar i Komitetit të Juristeve të Malit të Zi për Liritë dhe te Drejtat e Njeriut dhe Mr. sc. Zenel Mekaj, avokat, si përfaqësues i KMDLNJ- Qendra Rajonale në Pejë. Vete fakti se kallëzimi penal është dorëzuar në prill të vitit 2005, kurse shqyrtimi gjyqësor është caktuar për datën 19 mars 2009, pra,pas katër vitesh, tregon se sa më vështirësi ka lëvizur çështja. Dhe sikur avokatet e lartcekur të mos e sfidonin në vazhdimësi ndërgjegjen e drejtësisë së Malit të Zi, me paraqitjet dhe shkrimet në mediat e këtushme, sigurisht se çështja nuk do të lëvizte fare. Meqë i akuzuari i parë sipas përgjegjësisë komanduese, Prerag Strugar, nuk i është përgjigjur thirrjes së gjykatës, i njëjti gjykohet në mungesë. Me të filluar shqyrtimi gjyqësor, i pari u ftua i akuzuari Mamçillo Barjaktaroviq, i cili, pasi u njoh me të drejtat e tij procedurale, u deklarua se do të mbrohet në heshtje. Pra, edhe përkundër kësaj, u pyet se a dëshiron të përgjigjet në pyetjet eventuale,e ai u përgjigj se do të përgjigjet vetëm në pyetjet e parashtruara nga mbrojtësi i tij. Menjëherë është parë se në ketë mënyrë do të veprojnë edhe të akuzuarit e tjerë dhe secili prej tyre u deklarua se do të mbrohen në heshtje dhe se do t’u përgjigjen vetëm pyetjeve të mbrojtësve të tyre. Madje, i akuzuari i fundit, i pyetur se si do të mbrohet, përgjigjet se edhe ai do te mbrohet si gjithë të akuzuarit e tjerë. Pra, i akuzuari edhe pse nuk ishte i pranishëm në sallë, ishte në dijeni të plotë se si janë mbrojtur të bashkakuzuarit e tjerë ! Mbrojtja në heshtje e të akuzuarve dhe deklarimi paraprak i tyre se do të përgjigjen vetëm në pyetjet e mbrojtësve të tyre, flet për një orkestrim të qartë, në mënyrë që t’i pamundësohet përfaqësuesit të akuzës dhe përfaqësuesve të palës se dëmtuar,që të parashtrojnë pyetje, e në anën tjetër, t’u mundësohet mbrojtësve që përmes pyetjeve të hyjnë në procesverbal disa gjera që nuk ishin thënë në procedurën paraprake. Zenel Mekaj nder të tjera ka shtuar së vlen të theksohet së të akuzuarit deri në ngritjen e aktakuzës kanë qenë në liri dhe kanë pas mundësi objektive dhe kohë të mjaftueshme, që t’i sinkronizojnë deklaratat e tyre. Kjo vërehej me ngjashmërinë pothuajse të plotë të deklarimeve të mëparshme, emërues i përbashkët i të cilave është: se kanë qenë aty për të penguar hyrjen e pjesëtarëve të UÇK-së në territorin e Malit të Zi;se derisa ishin të pozicionuar kanë dëgjuar një urdhër “stoj” por nuk e din se nga kush; se kolona ka hapur zjarr ndaj tyre dhe se grupi i ushtareve të pozicionuar i është përgjigjur zjarrit me zjarr (?!!), por nuk din së kush prej ushtarëve të pozicionuar ka shtënë. Asnjeri nuk e ngarkon tjetrin e as që ngarkojnë komandantin e tyre Predrag Strugar. Me pak fjalë, është fare e qarte se kishin kohë dhe mundësi për t’i harmonizuar deklaratat dhe për ta sinkronizuar mbrojtjen dhe për ta orkestruar hipokrizinë e quajtur “gjykim”-ka theksuar për Kohën javore avokati nga Peja Zenel Mekaj. Shqyrtimi vazhdoj edhe ditën e premte, me 20.03.2009, por pa të dëmtuarit ,dëshmitarët dhe përfaqësuesit e tyre. Avokati Velia Muriq ka deklaruar se nuk do të paraqiten në gjykatë për shkak të vështirësive klimaterike që po mbretërojnë në veriun e vendit e që vështirësojnë udhëtimin e të dëmtuarave që do të paraqiten si dëshmitar,Shpresa Zogaj, Haxhi Ahemeti, Musa Laiç dhe Hatmane Bajraktari që të gjithë të plagosur në kolonën e refugjateve më 18 prill të vitit 1999 në Husaj, por dhe për shkak të rrezikimit të sigurisë se tyre fizike apo të përfaqësuesve të tyre juridik. Muriq, është shprehur në emër të palës së dëmtuar që në të ardhmen do të kërkoj që shqyrtimi i ardhshëm të mbahet në Rozhajë dhe pikërisht për shkaqe sigurie, pasi që ditën e parë pas shqyrtimit gjyqësor, para Gjykatës së Lartë në Biello Pole një person nga masa e tbuar ka provuar që fizikisht të sulmoi Muriqin, në momentin kur ai ishte duke dhënë një deklaratë para mediave,por policia malazeze me sukses e ka zmbraps sulmuesin. Avokatëve Muriq dhe Mekaj, për incidentin e 19 marsit kanë konfirmuar shqetësimin e tyre dhe së për rastin do t’i njoftojnë organet relevante vendore dhe ndërkombëtare, duke shtuar se në Mal të Zi ende nuk janë krijuar kushtet për ballafaqime të tilla, për gjykime të këtij rangu andaj edhe ka vend për skepticizëm. Duhet theksuar se dëshmitarët dhe të dëmtuarit kosovar nga gjykata e Bielo Poles deri në kufi me Kosovën janë përcjellë nga policisë malazeze që pati një sjellje mjaft korrekte.

Në foto Sherif Brahimaj e Labinot Kastrati të vrarë Husaj me 18 prill 1999.

Check Also

Shqipëria i ofron baza tokësore, detare e ajrore ushtarake SHBA-së

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis falenderoi sot Shqipërinë për angazhimin e saj në NATO …

Leave a Reply