Kryefaqja / OPINION / Mattis: Shqipëria aleat i denjë, godet më fortë se pesha e saj

Mattis: Shqipëria aleat i denjë, godet më fortë se pesha e saj

Sekretari i Mbrojtjes amerikane, James Mattis, deklaroi se Shqipëria është aleati i SHBA-së jo vetëm në uniformë, por në të gjitha aspektet dhe se gjithmonë do e mbështesin. Këto deklarata Mattis i bëri gjatë takimit me Ministren e Mbrojtjes shqiptare, Olta Xhaçka.

“Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në Aleancë”, tha Mattis, duke shtuar se, si një aleate e vendosur Shqipëria godet më fort se sa pesha e saj.

Ministrja Xhaçka, në emër të qeverisë Shqiptare falënderoi sekretarin Mattis për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe të madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Forcat tona të Armatosura për misionet dhe operacionet, mundësitë e arsimit, stërvitjen dhe stërvitjet për personelin tonë ushtarak; ndihmën e zhvillimit të aftësive të cilat kanë qenë të gjitha të rëndësishme për të përgatitur ushtritë tona për sfidat që paraqesin mjedisin e sotëm të sigurisë.

“Ne besojmë se projektimi i stabilitetit është vendimtar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë.  Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga perëndimi. Ne ndajmë dhe mbrojmë parime dhe vlera të njëjta ndaj mirëpresim forcimin e partneritetit tonë strategjik.”, nënvizoi ministrja Xhaçka.

Më tej, ministrja e Mbrojtjes u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA-ve ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.

“Ju ftojmë ta konsideroni me dashamirësi Shqipërinë si një vend kontakti në rajon. Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar në rajon dhe do të luajmë padyshim një rol konstruktiv për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në zonën tonë. Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek ne. Ne besojmë se është koha për të parë një gjurmë në Shqipëri. Një prani e SHBA-së ose e NATO-s në Shqipëri është një demonstrim i qartë se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët tanë”, nënvizoi Xhaçka.

Në funksion të këtij projekti, vijoi ajo, ne jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion bazat tona detare/kapacitetet tona tokësore/ajrore/detare, në mënyrë bilaterale me SHBA ose në kuadrin e NATO-s.

“Në të njëjtën kohë dëshirojmë të shohim një rritje të prezencës së industrisë së mbrojtjes amerikane në Shqipëri. Në këtë drejtim, ne do të vlerësojmë mbështetjen dhe rolin tuaj për të promovuar këtë angazhim”, tha ministrja Xhaçka.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis mirëpriti propozimin për ta parë Shqipërinë si një footprint për NATO-n në rajon dhe vlerësoi se ky propozim vjen në momentin e duhur nga një vend që ka treguar jo vetëm me shifra,por edhe me angazhime se është një aleat i denjë.

Check Also

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

Nga Marin Mema/Sado e ashpër të duket kjo thënie e Faik Konicës ajo është tërësisht …

Leave a Reply