Kryefaqja / OPINION / Mesila Doda: Vizioni i këtij shekulli, bashkimi i trojeve shqiptare

Mesila Doda: Vizioni i këtij shekulli, bashkimi i trojeve shqiptare

Deputetja e PDIU mbështet idenë e Albin Kurtit për bashkim Kosovë Shqipëri 

Mesila Doda, deputete e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e mbështet idenë e hedhur nga Albin Kurti për bashkim të trojeve të  Shqipërisë e Kosovës në një të  vetëm. Sipas saj, duhet një shtet i përbashkët për shqiptarët, i quajtur Shqipëri. Në reagimin e saj Doda deklaron: “Me Albin Kurtin nuk jam dakord në shumë gjëra, por di që te gjitha tejkalohen kur ke një frymëzim dhe vizion të përbashkët për të ardhmen e kombit. Krejt dakord me ty Albin: Duhet një shtet i përbashkët për shqiptaret, i quajtur Shqipëri. Është vetmja mundësi që shqiptarët të forcohen ekonomikisht, politikisht e ti mbijetojnë sfidave të kohës me krijimin e shtetit-komb shqiptar. Vizioni i këtij shekulli, bashkimi i trojeve shqiptare”.

Check Also

“Bravo Notis, arrite të bindësh një tufë alabakësh…”, gazetari shfryn ndaj koncertit të nazistit

Ardhja e këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis mbrëmjen e djeshme në Shqipëri dhe koncerti i …

Leave a Reply