Kryefaqja / LAJME / Mogherini ‘zbarkon’ në Tiranë, duart plot për Ramën. I jep hapjen e negociatave

Mogherini ‘zbarkon’ në Tiranë, duart plot për Ramën. I jep hapjen e negociatave

Një hap i madh dhe pozitiv për Shqipërinë. KE do ti rekomandojë Bashkimit Europian sot zyrtarisht hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Sot në Shqipëri do të vijë Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian Federica Mogherini. Zyrtarja e lartë e BE nesër paradite do ti dorëzojë raportin kryeministrit Edi Rama, ndërsa më pas do të zhvillohet konferenca për shtyp.

Komisioni Evropian arrin në konkluzionin se hapja e negociatave është e domosdoshme që thellimi i reformave të vijojë me ritmin e kënaqshëm në të cilin ndodhet Shqipëria. Në kuadër të progresit të arritur, Komisioni rekomandon që negociatat e anëtarësimit të hapen me Shqipërinë.

Marrja e këtij rekomandimi pozitiv nga Komisioni Evropian për Shqipërinë është gjysma e rrugës drejt ëndrrës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Vendimi përfundimtar jepet në qershor, kur Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare do të mblidhen dhe do të votojnë nëse pranojnë apo jo hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Përpara se të mbërrijnë në këtë datë, rekomandimi i kësaj të marte nga komisioni ju përcillet në parlamentet e vendeve anëtare të cilat marrin vendim nëse do ta mbështesin apo jo Shqipërinë.

Check Also

Skandali i Ministrisë së Arsimit, nxënësit 11-vjeçarë shqiptarë pyeten nëse kanë bërë seks anal

Një studim kombëtar që synon të zbulojë më shumë mbi sjelljen shëndetësore të nxënësve shqiptarë …

Leave a Reply