Kryefaqja / LAJME / “Na morën zvarrë në mes të natës”, ja çfarë thanë kuksianët në sallën e gjyqit

“Na morën zvarrë në mes të natës”, ja çfarë thanë kuksianët në sallën e gjyqit

“Erdhën na morën zvarrë në mes të natës, nuk na arrestuan në mëngjes”. Kështu kanë deklaruar të arrestuarit e Kukësit në sallën e gjyqit.

Gjatë rivlerësimit të masës së sigurisë, gjyqtarja ka dëgjuar dëshmitë e të arrestuarve të cilët kanë shpjeguar momentin e arrestimit nga policia.

Mes të arrestuarve është edhe Ahmet Tobi, një qytetar i sëmurë me zemër, ndërsa ka bërë dy koronare. “Jemi marrë nga krevati me bizhame. Nuk është e vërtetë që jemi arrestuar në orën 10 të mëngjesit, jemi arrestuar në 3:00 të natës. Policë të maskuar na kanë marrë me forcë, ndaj prokuroria gënjen”, tha një nga të pandehurit në sallën e gjyqit.

Ndërkohë, seanca gjyqësore është ndërprerë për 10 minuta pushim me vendim të trupit gjykues.

Check Also

“Ben Blushi është mik me ekstremistët e Agimit të Artë”, gazetari jep detaje

Koncerti i 24 majit në Pallatin e Kongreseve, që organizohet nga Top Channel ka bërë …

Leave a Reply