Kryefaqja / LSHB / Ndalohet në kufirin e dy shteteve shqiptare, kryetari i LSHB-së Kastriot Berishaj

Ndalohet në kufirin e dy shteteve shqiptare, kryetari i LSHB-së Kastriot Berishaj

Ditën e sotme, në kufirin Shqipëri – Shqipëri Veriore (Kosovë) është ndaluar nga autoritetet shqiptare, kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj.

Arsyeja e ndalimit të kryetarit të LSHB-së, duket të jetë qesharake dhe e paqartë. E ndërsa ai është indinjuar me këtë ndalim nga autoritetet shqiptare, ku në profilin e tij në Facebook shkruan:

“Ai momenti kur kalon kufij kudo në botë, kodra, dete dhe oqeane por ndalohesh në kufirin Shqipëri – Shqipëri Veriore (Kosovë) me urdhër politikë të faqezinjëve antikushtetues të bandave kriminale që udhëheqin dy shtetet shqiptare. Shqipëria e Bashkuar do të jetësohet nga shqiptarët, për shqiptarët dhe për inat të faqezinjëve tradhtarë.”

KASTRIOT BERISHAJ, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe autor i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar

20 Prill 2018 – Burgu kufitar që ndan dhunshëm dy shtetet shqiptare

Check Also

Arrestohet përsëri në pikën kufitare të Morinës kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj

Sonte rreth orës 20:30, përsëri për arsyet e njejta është arrestuar në pikën kufitare në …