Kryefaqja / OPINION / Ndikimi rus në Shqipëri, Pentagoni: Rreziku ju vjen edhe nga…jugu

Ndikimi rus në Shqipëri, Pentagoni: Rreziku ju vjen edhe nga…jugu

Nga Xhildinho Ozuni

Qeveria shqiptare ka kërkuar prezencë ushtarake në Tiranë, e shqetësuar nga “rreziku rus”. Kërkesa ka ardhur nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ka takuar kreun e Pentagonit gjeneralin Jim Mattis, në një vizitë zyrtare në SHBA.

Buxheti ‘qesharak’ i FA-së nuk arrin të mbulojë as rrogat e ushatarakëve, jo më të modernizojë me armatime të reja ushtrinë dhe kjo vjen në një kohë kur tensionet në Ballkan, sa vijnë e më të nxehta bëhen. Kjo ka bërë që qeveria shqiptare të kërkojë nga SHBA, instalimin e një baze NATO në Shqipëri.

Kërkesa drejtuar gjeneralit Mattis nuk ka gjetur ‘ngrohje’, pasi instalimi i një baze ushtarake kërkon një financim miliona dollarësh por duke parë rritjen e influencës ruse në Ballkan, SHBA do të duhet ta konsiderojë ngritjen e një baze ushtarake në Shqipëri.

“Shqipëria, përpos ndikimit rus lindor, rrezikohet edhe nga jugu” – ishte shprehur kreu i Pentagonit. Pa specifikuar se kush është ky rrezik nga jugu. (Greqia)

Tashmë është e qartë, Shqipëria rrezikohet edhe nga aleati i fshehtë i Rusisë, Greqia, e cila me çdo mënyrë po përpiqet të realizojë “Autonominë e Jugut të Shqipërisë”, projekt ky që po merr jetë dalëngadalë.

Tashmë, Greqia, me urdhër të Rusisë ka braktisur në heshtje bisedimet me Shqipërinë, ku pas kësaj pritet përkeqësimi i marrëdhënieve dhe mbetja pezull e ligjit të luftës.

Shteti grek i gëzohet faktit, se agjentura e saj e shtrirë në Shqipëri ka bërë bashkë mjaft figura të njohura shqiptare mes tyre analistë, gazetarë e politikanë shqiptarë dhe SHBA e di këtë.

Check Also

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

Nga Marin Mema/Sado e ashpër të duket kjo thënie e Faik Konicës ajo është tërësisht …