Kryefaqja / LSHB / Në Gjirokastër u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Në Gjirokastër u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Pak minuta më parë, në Gjirokastër u themelua Dega e LSHB-së, ku u shpalos Programi Politik i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe u promovua libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”, me autor Kastriot Berishaj-n, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Në tubimin e sotëm themelues u prezantua edhe statuti i LSHB-së, si dhe u emëruan koordinatorët e Degës së LSHB-së në Gjirokastër. Koordinator i Përgjithshëm i Degës u emërua z. Genti Labi me banim të përhershëm në Gjirokastër.

Kryetari i LSHB-së z. Kastriot Berishaj, ndër të tjera theksoi: Takimi në Gjirokastër shkoi mjaft mirë, ashtu siç e kishim planifikuar. Koordinatorët tanë të emëruar në Gjirokastër janë betuar të punojnë pandalë për jetësimin e aktit juridik të 28 Nëntorit të vitit 1912 dhe Dega më e re në Gjirokastër e ka mbështetjen e pakufizuar time si kryetar i LSHB-së dhe të gjithë anëtarëve të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. Prandaj, ne sot vumë themelet e Degës në Gjirokastër që do të jetë njëra nder degët më të fuqishme të LSHB-së.

Check Also

Arrestohet përsëri në pikën kufitare të Morinës kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj

Sonte rreth orës 20:30, përsëri për arsyet e njejta është arrestuar në pikën kufitare në …