Kryefaqja / OPINION / PARIS-SOIR (1938) : TRI MOTRAT E ZOGUT UDHËTUAN NË BORDIN E “QUEEN-MARY” ME SAMUEL GOLDWYN, PRODUCENTIN E FAMSHËM KINEMATOGRAFIK AMERIKAN.

PARIS-SOIR (1938) : TRI MOTRAT E ZOGUT UDHËTUAN NË BORDIN E “QUEEN-MARY” ME SAMUEL GOLDWYN, PRODUCENTIN E FAMSHËM KINEMATOGRAFIK AMERIKAN.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Prill 2018

“Paris-soir” ka botuar, të martën e 29 marsit 1938, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me udhëtimin e tri motrave të Mbretit Zog nga Amerika për në Francë, në të cilin shpjegon arsyen e kthimit të tyre të përshpejtuar në Evropë.

Aurenc Bebja ka sjellë në vijim, për publikun shqiptar, tekstin e plotë të gazetës franceze, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Tri motrat e Mbretit Zog, princeshat Maxhide, Ruhije dhe Myzejen, të cilat kaluan disa javë në Amerikë, po kthehen në Evropë në bordin e “Queen-Mary”.

Ato mbërrijnë këtë pasdite në Cherbourg (Francë).

Producenti i njohur kinematografik amerikan, Samuel Goldwyn, i cili u pati propozuar princeshave shqiptare që t’i bëjë të famshme, gjendet gjithashtu midis pasagjerëve të “Queen-Mary”.

Motrat e Mbretit Zog përshpejtuan kthimin për në Evropë, në mënyrë që të merrnin pjesë në martesën e vëllait të tyre me Princeshën Geraldinë Apponyi; ceremonia do të zhvillohet me 27 prill në Tiranë.

Gjatë paradës ushtarake, pas martesës, do të marshojë një regjiment i tërë i amazonave shqiptare, të veshura me uniforma piktoreske dhe të udhëhequra nga Princesha Maxhide.

Është kjo e fundit, e frymëzuar nga idetë moderne, që ka krijuar këtë regjiment amazonash, të rekrutuara në mesin e vajzave të familjeve më të mira të Shqipërisë.

Check Also

“Bravo Notis, arrite të bindësh një tufë alabakësh…”, gazetari shfryn ndaj koncertit të nazistit

Ardhja e këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis mbrëmjen e djeshme në Shqipëri dhe koncerti i …

Leave a Reply