Kryefaqja / OPINION / Përveç deklaratës universale të KB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Konventave Evropiane, Kosovës nuk i duhet asgjë tjetër

Përveç deklaratës universale të KB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Konventave Evropiane, Kosovës nuk i duhet asgjë tjetër

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Diskriminimi pozitiv, formulim idiotesk dhe kundër të drejtave të njeriut: Kosova në vitin 1999 doli nga lufta thuaja 100-vjeçare kundër dhunës dhe tiranisë sllave; së pari këtë dhunë e ushtroi Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene për ta vazhduar Jugosllavia nacional-socialiste, pas Luftës së Dytë Botërore, me kriminelët Tito, Rankoviq, Mugosha, Tempo, Ali Shukria, Nimanët dhe Hoxhët, Sinan Hasani dhe Shefqet Peqi i Shqipërisë që bënë masakra në Drenicë dhe Tivar sikur që eliminuan çdo atdhetar që e kundërshtonte mbetjen nën Jugosllavi. Pastaj këto krime vazhduan, pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë nga federata e Zhablakut (Serbia dhe Mali i Zi) për të përfunduar me krim gjenocidal (të pandëshkuar) nga Serbia e Millosheviqit, Sheshelit, Arkanit, Vuçiqit, Daçiqit dhe kriminelëve të tjerë të shndërruar tani në paqësorë. Kriminelë paqësorë!

Serbia në Kosovë vrau dhe masakroi 12 000 shqiptarë, dhunoi një numër të madh të femrave shqiptare si mjet lufte, dhunshëm depërtoi mbi 800 000 shqiptarë, shkatërroi mbi 120 000 objekte banesore, shtëpi, shkolla, objekte biznesi, xhami dhe objekte të tjera fetare si edhe ato të trashëgimisë kulturore. Vodhi çdo gjë që mund të merrte me vete sikur që vodhi edhe kursimet bankare të qytetarëve të Kosovës dhe të Fondit Pensional. Serbia, pas përfundimit të luftës së lavdishme të UÇK-së, jo që nuk e kompensoi asnjë dëm material dhe jomaterial që e bëri në Kosovë, por si “trashëgimi” ia la qindra-miliona euro borxhe të përbashkëta Kosovës e cila, me gjithë varfërinë që e ka, po detyrohet t’i shlyejë ato borxhe ndonëse është përjashtuar nga çdo e drejtë e ndarjes së pronës së përbashkët të ish-Jugosllavisë. Serbia njihet si vendi i vetëm në botë që të ekzekutuarit në Kosovë apo pengjet e luftës të dërguar në Serbi, në përpjekje për t’i fshehur krimet e bëra, ato që nuk arriti t’ia zhdukë mbetjet mortore, i varrosi në një lokacion ushtarak, në Batajnicë dhe për këtë nuk pati fare konsekuenca.

Çka bënë me organet e të ekzekutuarve, vetëm Serbia e di, ndërkohë që ua futi shqiptarëve, përmes një mercenari me imunitet, trafikimin e qenieve njerëzore dhe trafikim të organeve njerëzore. Shqiptarët nuk e deshën luftën, por e morën si të vetmin mjet dhe mundësi të çlirohen nga një regjim kriminel dhe robëri, më shumë se 100-vjeçare. Ishte çmimi që duhej paguar dhe e paguan. Shqiptarët nuk luftuan për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe familjen, por luftuan për një qëllim shumë më të lartë, çlirimin nga Serbia dhe përcaktimin se me kënd duan të bashkohen apo të jetojnë! Kërkuan që ky vullnet të përcaktohet me referendum, si mjeti më demokratik që zbatohet në të gjitha vendet e botës demokratike. Shqiptarëve iu mohua padrejtësisht kjo e drejtë për disa arsye: a) ndërkombëtarët nuk donin që Kosova të bëhej shtet; b) kursehej dhe shpërblehej një vend kriminal sikur që është Serbia; dhe, c) negociatorët shqiptarë ishin kryesisht karrieristë, lakmitarë, injorantë, të pavendosur e që disa prej tyre u shndërruan në kriminelë të rrezikshëm dhe plaçkitës të pamëshirshëm të pronës publike dhe private!

Organizimi mafioz në Kosovë filloi menjëherë pas përfundimit të luftës dhe çdo viktimë serbe (kryesisht pleq dhe plaka) është bërë jo se kanë qenë patriotë, por se kanë qenë horra dhe plaçkitës, duke ua marrë dhunshëm pronat e serbëve. Kjo është e vërteta e pasluftës në Kosovë dhe për këtë kanë qenë të informuar ndërkombëtarët sikur që edhe shumë krime janë bërë në prani të tyre.

Prandaj as ndërkombëtarët nuk mund  dhe nuk duhet të përjashtohen nga përgjegjësia. Arrestimi dhe gjykimi i shqiptarëve për këto krime është i drejtë dhe paraqet shpagim (të vonuar) për viktimat civile, por është drejtësi e pjesshme  nëse nuk dënohen edhe ndërkombëtarët. Mitrovica është ndarë në Rambuje, kurse është vulosur me Marrëveshjen e Kumanovës ku shqiptarët janë përjashtuar nga vendimmarrja për fatin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, ndërkohë që kanë marrë detyrime ta ç’armatosin UÇK-në nga pushkallat muzeale sikur që kanë lejuar që BIA serbe të operojë lirshëm në Kosovë si dhe të stabilizohet regjimi kriminal i Serbisë në Kosovë. Po të donin që Kosova të formohej dhe zhvillohej si çdo vend normal në botë, qershori i vitit 1999 ka qenë koha më e mirë për ta bërë këtë.

Regjimi kriminal i Serbisë ishte i nokautuar, Kosova ishte krejtësisht e shkatërruar me shumë të vrarë të mbetur rrugicave, në fusha apo në male dhe në vende të tjera. Realisht, Serbia do të duhej të përjashtohej, nga çdo prani në një periudhë 30-vjeçare nga Kosova (ashtu janë dënuar humbësit pas Luftës së Dytë Botërore) dhe në këtë mënyrë serbët e mbetur do të integroheshin shumë më lehtë, është dashur që të merret një pjesë e Serbisë (Kurshumlia apo Prokupja e të negociojë Serbia për kthim të atyre tokave e jo tokave të Kosovës), strukturat kriminale shqiptare nuk do të konsolidoheshin duke e vënë regjimin e terrorit, duke vrarë pleq dhe plaka serbe për t’i plaçkitur ato sikur edhe do të kurseheshin shqiptarët nga këto banda kriminale që skajshmërisht e keqpërdorën luftën e shenjtë të UÇK-së, mbase një pjesë e madhe e tyre as që ka qenë pjesë e luftës.

Bëhej luftë për pushtet midis krahut të luftës dhe refugjatit të Shën Exhidios, Ibrahim Rugovës dhe, për shkak të sjelljeve shumë të këqija e që identifikoheshin me luftën, Himë Gova, në zgjedhjet e para dhe të tjera i bëri përshesh injorantët që mendonin vetëm për pushtet, në kohën që nuk kishin shtet. Ishin patetike dhe folklorike sloganet si: “Kosovë, haram të qoftë gjaku i derdhur…” sepse u derdh edhe gjaku që nuk duhej të derdhej, civilëve të pafajshëm dhe disa kundërshtarëve politikë! Moskonsolidimin e Kosovës si shtet e ndihmuan ndërkombëtarët me Serbinë, por goditjen vendimtare ia dhanë vetë shqiptarët.

Anarki e organizuar e banditëve të pasluftës: Ata që luftuan për liri të vendit dhe shtet, mbetën në margjina duke mos u përlyer me punë të pista. Jemi dëshmitarë që pas përfundimit të luftës për një banesë të serbëve, për një lokal, “pa pronarë” janë vrarë shqiptarët mes vete, sikur të ishte pronë që ua ka lënë baba dhe babagjyshi. Jemi dëshmitarë se disa familje që kishin edhe brekët e grisura, pas përfundimit të luftës u bënë milionerë duke gllabëruar çdo hapësirë dhe aset publik, duke krijuar monopol të jashtëzakonshëm gjatë ndarjes së tenderëve miliona euro, gjatë privatizimit kriminal ku më së shumti përfitoi “vëllazëria shqiptaro-turke” si dhe Pizza Conection nga Amerika. Në planin e paluajshtmërive biznesi kryesor bëhej  midis “të fortëve” të Kosovës dhe mafies së Serbisë, me ndërmjetësimin e avokatëve të kriminalizuar! Pas përfundimit të luftës, varësisht lokacionit, nuk keni mundur të blini pronë apo lokal nga serbët pa paguar prej 20 000 e deri në 300 000 marka të konvertuara në euro. U bë gjenocidi në shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës ndaj shqiptarëve dhe joserbëve sikur edhe në mars të vitit 2004 ndaj serbëve. U dërguan në Hagë Haradinaj dhe Limaj për t’u liruar krejtësisht të pafajshëm.

Pas ngjarjeve të marsit 2004 filluan presionet ndaj shqiptarëve, për të pranuar një status të veçantë për serbët  duke e shpikur një term idiotesk e që nuk parashihet me asnjë dokument për të drejtat e njeriut; diskriminimi pozitiv për serbët. Vet diskriminimi, si shprehje nënkupton diçka negative dhe assesi pozitive. Me këtë shprehje idioteske që e pranuan juristët llaskuçë shqiptarë nga përvoja e tyre e gjatë të shërbimit ndaj kriminelëve Tito dhe Millosheviq e fuqizoi Serbinë në Kosovë sikur që ndihmoi në përligjje të një masakre juridike siç ishte  Pakoja e Ahtisarit. E keni parë si, ish-shërbëtorët e kriminelit Tito dhe injorantët shpirtkëqij të dalë nga lufta e të magjepsur pas pushtetit, dritës së kamerave, udhëtimeve ekzotike dhe takimeve me burokratë ndërkombëtarë, me sa pasion dhe ereksion e përmendnin emrin e presidentit Ahtisari, kriminelit kushtetues që e bëri një Kushtetutë të varur nga serbët dhe Serbia.

Tash, pasi u ka hyrë deri në rrënjë, flasin për domosdoshmërinë e ndryshimeve të Kushtetutës ndonëse e kanë të qartë se pa 2/3 e votave të pakicave, nuk mund të ketë asnjë ndryshim kurse serbët kurrë, në këto rrethana nuk do të pranojnë të bëhen këto ndryshime. Hajdutët, idiotët dhe llaskuçët kurrë nuk e kanë dashur vendin e tyre dhe as që e duan. Marrëveshja e Vjenës ishte hyrje dhe përfundim i një Kosove jofunksionale dhe lavdërimet që e sollën pavarësinë negociatorët (që fituan në emër të honorarëve 200-300.000 euro), përmes dhënies së drejtës së vendimit përcaktues Pakos së Ahtisarit, mbi Kushtetutën e Kosovës! Kësi rasti nuk mund të gjeni në asnjë vend të botës.

Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve …me Leshistanin: Me forcimin e rolit të Serbisë në Kosovë, ndërkombëtarët e rritën presionin mbi shqiptarët të nisin bisedimet me Serbinë, duke krijuar situatë sikur kur shkon: “cjapi, te kasapi”.

Dy persona më negativ që e dëmtuan më së shumti Kosovën gjatë këtyre bisedimeve ishin Edita Tahiri për të cilën, personi i dytë shumëfish më negativ se Edita dhe jashtëzakonisht i dëmshëm për Kosovën e shpiku një post, ministër për bisedime teknike ishte dhe është presidenti i terminaleve dhe ambasadorëve

(çmimi për votë), Hashim Thaçi. Këta të dy arritën që “përmes bisedimeve teknike”, ta shndërrojnë Serbinë në një partner kryesorë për punë të brendshme të Kosovës. Jam i sigurt se këtë nuk do ta bënte as Serbia, po të kishim përfaqësues më të ditur dhe më të denjë. Do ta dëmtojnë edhe më shumë, deri në zhbërje të shtetit përmes ndarjes, duket të pashmangshme të një pjese të Kosovës përmes një projekti puro kundër Kosovës siç është Asociacioni i Komunave të Serbisë në Kosovë. Nuk ka gjasa që ky Asociacion të formohet sipas Kushtetutës së Kosovës por do të bëhet sipas Marrëveshjes së Brukselit. Kjo përmbajtje e një Asociacioni eksterritorial mund të mbështillet me brekët apo brekushet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që nuk kanë kurajo ta kundërshtojnë një vendim të politikës. Ku keni parë në botë që e një vendi, në rastin konkret Kushtetuta e Kosovës shkelet në plotë 24 raste dhe askush nuk i nënshtrohet përgjegjësisë!?  Duhet të jeni idiot, par exellance, të thuani se Kushtetuta është shkelur 24 herë por mund të vazhdohet me formimin e Asociacionit.

Tash edhe ndërkombëtarët po e përkrahin idenë se nuk mund që dikush të fitojë të gjitha kurse dikush i humb të gjitha! Kjo nënkupton se janë për ndarje të Kosovës vetëm se duhet kohë që opinioni të mësohet dhe të pajtohet. Hashim Thaçi, si politikan i improvizimeve të çastit, tash po bien në nivelin e rrugaçëve siç janë Marko Gjuriq dhe Aleksandar Vulin, duke kërcënuar se serbët do të priten me pushkë. Hashimo, me çka po i mbushë ato pushkë, me pordhë aa? Dhe kush të vjen pas në këtë luftë virtuale?! Askush dhe asnjeri sepse të gjithë shokët i ke larguar dhe nuk duan t’i shohin as sytë! A ka më keq se dikush që ka bërë luftë të drejtë dhe për liri të bien nën provokim të kriminelëve sikur Daciq, Vuçiq, Vulin dhe Marko Gjuriq. Gjuriq dhe Vulin janë vetëm pionë në lojën e shahut politik midis Vuçiqit që aktualisht është mbret, Hashim Thaçit që është mbretëreshë kurse Vulin dhe Gjuriq, nga pionët, më së shumti mund të bëhen ashtu si edhe janë; kuaj të Banatit. Këta, nga pioni nuk mund të bëhen as top, as mbretëreshë e as oficerë, por vetëm kuaj. E vetmja mundësi që u mohohet pionëve edhe me rregullat e shahut është se nuk mund të bëhen mbret.

Çmendurisht e votuan Gjykatën Raciste Speciale që ndanë padrejtësi në baza etnike sikur që bënë përpjekje edhe më çmendurisht, ta shfuqizojnë këtë Gjykatë e që nuk patën koqe, as për veprimin e parë e as për të dytin! Çmendurisht kidnapuan gjashtë shtetas turq dhe ia dorëzuan në pjatë Erdoganit, sikur dikur kokën e Ali Pashë Tepelenës. Edhe nëse këta turq do të ishin kriminelët më të mëdhenj në botë  dhe t’i kishim dëshmuar krimet më të rënda të tyre, si shtet ligjor, është dashur të përfillen të gjitha procedurat ligjore dhe pastaj, nëse do të shtereshin të gjitha mundësitë ligjore, do t’i lihej në dorë ministrit të Drejtësisë që, me një vendim politik ta nënshkruaj ekstradimin e tyre.

Nuk janë maja e përgjegjësisë Flamur Sefaj dhe Driton Gashi. Ata janë vetëm zbatues të një urdhri politik që iu ka premtuar se: “pas deportimit krejtësisht kundërligjorë, nuk do të dënohen por se do të dërgohen në një vend ku do të takojnë 40 bukuroshe virgjëresha duke mos e ditur faktin se urdhëruesi i tyre moti ua ka marrë virgjërinë atyre bukurosheve dhe ua ka ngulur paq, edhe Flamurit, si dhe Dritonit…”. Amerika nuk po e ekstradon Gylenin, prandaj nuk është vend demokratik dhe Kosova nuk mund ta durojë këtë jodemokraci, prandaj u bashkua me demokracinë e Gabonit. Ata i dorëzuan vetëm tre gylenistë, kurse Kosova i dorëzoi gjashtë gylenistë, që do të thotë se Gaboni e ka vetëm 50 % të demokracisë kosovare.

Rroftë miqësia e re, e përjetshme dhe e pavdekshme midis dy shteteve më demokratike në botë: Kosovës dhe Gabonit! Çka janë Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara dhe Konventat Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat e Pakicave Kombëtare përballë demokracive në Gabon dhe Kosovë! Kosova e ka një përparësi përballë Gabonit, diskriminimin idiotesk pozitiv!

Check Also

Greqia braktis në heshtje bisedimet me Shqipërinë, pritet vetoja greke në qershor

Nga Arben Llalla Në fund të muajt mars, Greqia braktisi në heshtje bisedimet me Shqipërinë …

Leave a Reply