Kryefaqja / LAJME / Poeti Agim Doçi kërcënon kryebashkiakun e Kukësit dhe kryeministrin Rama

Poeti Agim Doçi kërcënon kryebashkiakun e Kukësit dhe kryeministrin Rama

Poeti i njohur Agim Doçi, i është bashkuar protestës së organizuar nga Shoqëria Civile para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po kërkohet lirimi i të gjithë të arrestuarve në Kukës.

Poeti Doçi, e akuzoi kryeministrin Rama se me përdorimin e termave ofenduese po kërkon përçarjen e shqiptarëve, por sipas tij kjo nuk mund të ndodhë, pasi shqiptarët janë një.

“Kërkon të na përçajë, por ta harrojë, toskë e gegë jemi një. Pse është kjo urrejtje për të ndarë jug e veri? Ç’është kjo urrejtje?”, – tha Doçi, ndërsa qytetarët kanë shpërthyer në ovacione, “Lironi vëllezërit tanë!” dhe “Jemi një!”.

Më tej ai ka kërcënuar kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu dhe kryeministrin Edi Rama, që të mos guxojnë të hynë në bisedime për tarifën e “Rrugës së Kombit”, pa liruar të gjithë të arrestuarit. Në vijim ai i ka kërkuar Avokatit të Popullit të ndërhyjë për rastin në fjalë. /CNA.al

Check Also

“Bravo Notis, arrite të bindësh një tufë alabakësh…”, gazetari shfryn ndaj koncertit të nazistit

Ardhja e këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis mbrëmjen e djeshme në Shqipëri dhe koncerti i …

Leave a Reply