Kryefaqja / LAJME / Protesta qytetare e Kukësit u KEQPËRDOR nga partitë politike të opozitës, ja kush janë NISMËTARËT në të vërtetë

Protesta qytetare e Kukësit u KEQPËRDOR nga partitë politike të opozitës, ja kush janë NISMËTARËT në të vërtetë

Protesta e 31 marsit që u mbajt afër tunelin e Kalimashit, në ‘Rrugën e Kombit’ kundër taksës rrugore ka marrë ngjyrime politike. Ekskluzivitetin e kësaj proteste qytetare nuk e kanë partitë opozitare të PD-së dhe LSI-së por grupimi “Aktivistët Atdhetarë” në bashkëpunim me qyetarët e Kukësit.

Ne jemi të gatshëm të paraqesim edhe faktet se kush janë organizatorët kryesorë, në protestën që u mbajt më 31 mars, në orën 11:30 tek tuneli i Kalimashit:

Data 25 mars – Ora 16:45 “Veprimtari i “Aktivistët Atdhetarë” lançon protestën dhe bën thirrje për një tubim masiv gjithashtu kërkohet që partitë politike të rrinë larg”


‘Ky është njoftimi zyrtar i grupimit” Aktivistët Atdhetarë” në lidhje me protestën qytetare në ‘Rrugën e Kombit’ kërkohet bashkëpunim me qyetarët e Kukësit’


‘Kjo është kërkesa zyrtare e dërguar nga ‘Aktivistët Atdhetarë’ drejt Drejtorisë së Policisë Kukës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë, për të organizuar protesën në ‘ Rrugën e Kombit’ kundër taksës rrugore dhe protestat e mbajtura në Tiranë, në bashkëpunim me qytetarët e Kukësit dhe Shoqërisë Civile jo partiake.’


Ne dënojmë ashpër tendencen e partive opozitare për keqpërdorimin e PROTESTAVE NDAJ TAKSËS RRUGORE.

Gjithashtu jemi kundër klasës politike në pushtet si dhe kundër asaj në opozitë duke vlerësuar se partitë politike shqiptare papërjashtim janë të keqorientuara kombëtarisht dhe antikushtetuese.

Përshtati: Xh. O – shqiperiaebashkuar.al

Check Also

Protestë në Skenderaj, nuk duan që Vuçiq të shkelë në Drenicë

Ata kanë ftuar për protestë në sheshin ‘Adem Jashari’ në ora 06:00 të mëngjesit për …

Leave a Reply