Kryefaqja / OPINION / SHQIPTARËT NË SPROVË EDHE NË KËTË SHEKULL TË RI!

SHQIPTARËT NË SPROVË EDHE NË KËTË SHEKULL TË RI!

Savash Veliu

Që para se të fillonte Lufta e Parë Botërore, projektuan Britania, Franca dhe Rusia planin e madh për ndarje të tokave Ballkanike në favorë të treshit të  madh duke anashkaluar vullnetin e shumë popujve ballkanas e veçmasë të Shqiptarëve që barbarisht ua copëtoi trungun Etnik duke e sakatosur për një jetë shekulli!

Që atëherë Britaniko-Francezët dhe Rusia në favor të vet vendosën të  ngrisin ‘’Mbretërin e Madhe Serbe’’ e ashtuquajtur ‘Jugosllavi-SKS’ duke kërkuar për shpërblimin kushte serbisë që nënkupton luftënxitjen e LPB-re duke vrarë në Sarajevë Dukën Austro-Hungarezë, gjë që u realizu!

Dhe pastaj kjo kreatur serbosllave SKS dirigjohej nga Britania-Franca dhe Rusia me gjitha barbaritë jashta dhe brenda saj si treshja më mizore e shekullit të kaluar!

Kjo kreatur kishte një jetëgjatësi të shkurtër prej njëzetvitesh që me dëmshpërblime dhunoi shtetet humbëse që të lind kasaphaneja më e përgjakshme se ajo e Para siç ishte Lufta e Dytë Botërore ku sërish u vu  serbosllavia pran tyre tani duke e krijuar ‘’Jugosllavinë Titoiste’’ që lindi gjatë takimit mes Anglo-Amerikanëve dhe Sovjetikëve Rus në Krime.

Konferenca e Jaltës ishte një takim diplomatik të krerëve aleat Franklin D. Roosvelt (SHBA), Winston Churchill (Mbretëria e Bashkuar) dhe Josif Stalin (BRSS) e cila gjendet në vendpushimin Krimean e Jaltës, në 11 shkurt 1945. Ky ishte takimi i dytë i takimit Aleat gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945). Temat e konferencës ishin kryesisht ndarja e Gjermanisë dhe shpërndarjen e energjisë në Evropë pas përfundimit të luftës. Po këtu u vendosë fati edhe i popujve të Ballkanit të cilin sërish do të ricopëtonin sipas apetiteve të Fuqive të Mëdha ku për Vendimet në të Winston Churchill pati shkruar:

Rumania: Rusia 90 % – të tjerët 10 %.

Greqia: Mbretëria e Bashkuar 90 % – Rusia 10 %.

Jugosllavia: 50 % – 50 %.

Hungaria: 50 % – 50 %.

Bullgaria: Rusia 75 % – të tjerët 25 %.

Stalini e miratoi sipas Churchillit propozimin duke vendosur një ‘V’ mbi letër.

Por me kalimin e kohës Amerika ushtarakisht ia kaloi Mbretërisë së Madhe dhe ia morri mandatin Britanik mbi Botën dhe Ballkanin duke e bërë aleatë Ruso-Sovjetikët që sunduan brutalisht përmes Serbisë brenda Jugosllavisë.

Edhe kjo ‘Jugosllavi Titoiste’’ e skaduar si më parë do rrënohet nga CIA pa bërë të pesdhjetat dhe ate përrmes demostratave të vitit 1981 ku nisi lëvizja “Kosova Republikë’’ duke i nxitur shqiptarët për ti lënë më pas në  dhunë e terrë të paparë prej një decenie të plotë po nga SHBA!

Plani sekret i CIA-së dhe spiunazhit gjerman për ndarjen e Jugosllavisë dhe trojeve shqiptare është hartuar në Mynih në vitin 1977 ndërmjet agjentëve të agjencive CIA-së amerikane dhe BND-së gjermane parashikonte ndarjen e Jugosllavisë dhe ricopëtim i Ballkanit në dy blloqe: bllokun që do të kalonte në influencën gjermane dhe bllokun që do të kalonte nën influencën e SHBA-së dhe ate fill pas rrëzimit të murit të Berlinit më vitin 1989, akti që paralajmëroj ‘Vdekjen e Jugosllavisë’ mbi gjak!

Dhe prej Perëndimit nuk vonoi erdhi dhuna mbi popujtë jugosllav në vitin 1991, e cila si gjithnjë tërhiqej si hipokrite gjojase është e papërgaditur të ballafaqohet me forcat serbojugosllave por duke bërë sehir anash si populli kalonte nën giljotinën serbe… derisa në atë kohë Rusia e dezorientuar kish kapitulluar në luftën me çeçenët, situatë që detyroj të humb edhe kontrollin mbi jugosllavinë e ndarë në sferat e interesit që në Yalta mes tyre, në 50%-50%!

Në atë periudhë Turqia me Kryeministrin e Turqisë, Bülent Ecevit i garanton Shqipërisë se “Në rast nevoje, Turqia do të mbrojë së bashku me Shqipërinë sovranitetin dhe pavarësinë e popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë dhe nuk do të lejojë askënd të prekë kufijtë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë më 2-3 mars të vitit 1999 homologut shqiptar Pandali Majko.

Por kur ndërmjet agjentëve të agjencive CIA-s amerikane dhe BND-së gjermane parashikohej ndarja e Jugosllavisë në dy blloqe: bllokun që do të kalonte në influencën gjermane dhe bllokun që do të kalonte nën influencën e SHBA-së, në atë kombinacion ata nuk e kishin parapar Turqinë e cila vetëm pas tri viteve më 2002 do të shtrihet furishëm në skenë gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht drejt Ballkanit duke ndarë kollaçin në tri pjesë që çmendi dhe tërboi palën amerikano-gjermane të cilët arritën në atë situatë sot të bartin plaçkat nga aeroporti ushtarak i NATO-s në ‘’Inxhirlik’’!

Dhe si për fund, për gjenocidin në ish jugosllavi fajin e bartë pikërisht Bota Perëndimore e cila kishte dert se si të uzurpoj territoret prej serbisë e t’i kalojnë drejt në duartë e NATO-së me ndrim rolesh duke aktruar kinse janë çlirues me krye kaubojin xhimi Klinton. Por mos harojmë se dita do vjen dhe llogaria do jepet padyshim!

Check Also

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

Nga Marin Mema/Sado e ashpër të duket kjo thënie e Faik Konicës ajo është tërësisht …

Leave a Reply