Kryefaqja / LSHB / Sot themelohet dega e LSHB-së në Gjirokastër

Sot themelohet dega e LSHB-së në Gjirokastër

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj njofton gjithë atdhetarët shqiptarë gjirokastritë në rrjetin social Facebook, që të marrin pjesë në themelimin e degës së LSHB-së në Gjirokastër, ditën e sotme në orën 17:00.

Ja njoftimi i plotë:

“Sot, e Shtune (21 Prill 2018) në 17:00 Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar themelon Degën e saj në Gjirokastër. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Kastriot Berishaj. Në tubimin themelues do të prezantohet Programi Politik i LSHB-së, Platforma për Shqipëri të Bashkuar, Statuti i LSHB-së si dhe do të emërohen koordinatorët e Degës së LSHB-së në Gjirokastër. Për më shumë informata, mund të na kontaktoni përmes numrit +355 69 245 3880

Më herët, kryetari i LSHB-së z. Kastriot Berishaj vizitoi edhe bustin e atdhetarit të madh shqiptar Çerçiz Topulli, në Gjirokastër.

Në Gjirokastër duke nderuar Heroin e Kombit, Çerçiz Topullin që edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari e kishte idhull.
Në Gjirokastër duke nderuar Heroin e Kombit, Çerçiz Topullin që edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari e kishte idhull.

🇦🇱 Kastriot Berishaj – LSHB 🇦🇱

Check Also

LSHB thirrje për bojkot, koncertit të këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis

D E K L A R A T Ë Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar iu …