Kryefaqja / HISTORI / Studiuesit grekë të shekullit 19-të: Epiri nuk është pjesë e Greqisë

Studiuesit grekë të shekullit 19-të: Epiri nuk është pjesë e Greqisë

‘Greqia’ e shumicës së studiuesve ishte ‘Graecia propria’, që nuk përfshinte as Epirin dhe as Maqedoninë

Shumica e intelektualëve grekë përgjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë e konsideronin Epirin aktual si të huaj. Sipas studiuesve John Koliopulos dhe Thanos Veremis, pjesa më e madhe e studiuesve përvijonin hullinë e Athanasios Stageiritis, qasja klasike e të cilit linte jashtë ‘Greqisë’ Epirin dhe Maqedoninë.

Siç pikasin autorët në fjalë, vetëm kur filluan luftërat ballkanike për zgjerim, studiuesit grekë do të fillonin të kërkonin kufinj sa më verior për shtetin grek.

“Shumica e gjeografëve grekë të asaj kohe ndiqnin studiuesit perëndimorë për tokat e ‘Greqisë’ dhe ‘Graecia propria’ nënkuptonte jugu i Thesalisë”, theksojnë Koliopulos dhe Veremis.

Kështu, ‘Greqia’ e studiuesit Koraes ishte ‘Graecia propria’, që nuk përfshinte as Epirin dhe as Maqedoninë.

Epiri nuk konsiderohej pjesë e Greqisë as nga Athanasios Stageiritis, Kosmas Thesprotos, Athanasios Psalidas, Konstandinos Koumas, Ioannis Valetas e shumë të tjerë.

 

Check Also

“Gjurmë Shqiptare”; Të pathënat e luftës së Trojës

Cilat janë të pathënat e luftës së Trojës? Çfarë fshihet në Iliadë dhe përse të …

Leave a Reply