Kryefaqja / LSHB / Arrestohet përsëri në pikën kufitare të Morinës kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj

Arrestohet përsëri në pikën kufitare të Morinës kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj

Sonte rreth orës 20:30, përsëri për arsyet e njejta është arrestuar në pikën kufitare në Morinë, në kufirin që nuk egziston Shqipëri – Kosovë, kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Kastriot Berishaj ( Tahir Veliu).

Rreth dy ditë më parë, Kastriot Berishaj u arrestua në Morinë, pa asnjë arsye, u mbajt rreth 2 orë në ambientet e policisë kufitare shqiptare pa asnjë arsye dhe më pas u lirua pa ndonjë akuzë.

Video e Kastriot Berishajt në profilin e tij në Facebook

Sot, kreu i LSHB-së është arrestuar përsëri nga pala shqiptare, ndërkohë që arsyeja përsëri është e paqartë dhe duket tejet qesharake.

Sipas Kastriot Berishajt, këto lloj mënyrash që përdor politika anti-kombëtare e dy shteteve shqiptare kërkohen nga Beogradi, Athina e Ankaraja, për të ndaluar aktivitetin kombëtar të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Pra me pak fjalë, klasa politike anti-kombëtare e dy sheteteve shqiptare është vegël e kontrolluar nga Serbia, Greqia dhe Turqia. Në këtë aspekt kërkohet me çdo kusht ndalimi i aktivitetit dhe veprimtarisë së LSHB-së, duke arrestuar edhe kreun.

Check Also

LSHB thirrje për bojkot, koncertit të këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis

D E K L A R A T Ë Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar iu …