Kryefaqja / LAJME / Aziatikët “grekë” me veshje kombëtare shqiptare

Aziatikët “grekë” me veshje kombëtare shqiptare

Në edicionin e 10 -të të festivalit Aulona Folk të zhvilluar dje në qytetin e Vlorës ku grupe të shumta folklorike interpretuan këngë dhe valle, binte në sy grupi folklorik i shtetit “grek”. Për dike që nuk e njeh folklorin shqiptar dhe historinë dhe kulturën e vendeve të Ballkanit, valet e interpretuara nga folkloristët grek ishin një mrekulli, një risi në vendin tone. “Ishte kënaqësi të ishin mes nesh.”

Në fakt këto valle nuk ishin gjë tjetër veç se valle dhe rituale të Shqipërisë Jugore, Çamërisë që edhe sot e kësaj dite është nën sundimin barbar grek.

Të ashtëquajturit vallëtarë grek që padyshim mes tyre kishte edhe shqiptar, e nisës interpretimin me vallen e Osman Takës, më pas me ritualet e një dasme çame ku nusja vishet me veshje tradicionale të krahinës së Çamërisë dhe me një brez të argjendtë në mes. Nuk e kuptoj ku ishte tradita dhe folklori grek këtu!

Urime për interpretimin e valleve shqiptare o vallëtar grek! I kishit kopjuar shumë mirë të gjitha hapat e valleve dhe ritet e dasmës shqiptare të trevës së Çamërisë!

Nga Koordintori i Degës së LSHB -së në Vlorë

Check Also

Protestë në Skenderaj, nuk duan që Vuçiq të shkelë në Drenicë

Ata kanë ftuar për protestë në sheshin ‘Adem Jashari’ në ora 06:00 të mëngjesit për …