Kryefaqja / LAJME / “Ben Blushi është mik me ekstremistët e Agimit të Artë”, gazetari jep detaje

“Ben Blushi është mik me ekstremistët e Agimit të Artë”, gazetari jep detaje

Koncerti i 24 majit në Pallatin e Kongreseve, që organizohet nga Top Channel ka bërë bujë të madhe në vendin tonë, për shkak se do të performojë një këngëtar grek, i cili shquhet për racizmin e tij dhe qasjen e tij antishqiptare, të cilën e ka shprehur edhe ‘live’ nëpër emisione. Ai po ashtu duket të jetë edhe mbështetës i partisë fashiste greke “Agimi i Artë”.

Por çfarë e lidh Notis Sfakianakis me pronarët e Top Channel-it?

Gazetari i ri Xhildinho Ozuni ka dhënë disa detaje interesante, në lidhje me koncertin e Notis Sfakianakis në Tiranë. Sipas gazetarit, ardhja e Notis Sfakianakis në Shqipëri ka të bëjë me miqësinë e këtij të fundit me Drejtorin e Përgjithshëm të Top Channel-it Ben Blushi.

Ndër të tjera, gazetari Ozuni shprehet se Ben Blushi ka disa miq, që janë antarë të organizatave terroriste greke si SFEVA, që luftojnë për ‘aneksimin e jugut të Shqipërisë’. Dhe këtë gjë, gazetari e vërteton nëpërmjet një fotoje, ku shfaqet Ben Blushi, në selinë e organizatës terroriste SFEVA, me disa nga antarët e kësaj organizate.

Postimi i plotë në Facebook i gazetarit Xhildinho Ozuni:

Ja kush mund të jetë shkak për ardhjen në Shqipëri të këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis.
Ben Blushi është drejtor i përgjithshëm i ‘Top Channel’. Ai ka lidhje miqësie me pjestarë të organizatës terroriste greke SFEVA(Bashkimi i Studentëve për Çlirimin e ‘Vorio-Epirit’) dhe në një foto të zbuluar më 2015 nga historiani Arben Llalla, Ben Blushi shihet nën shoqërinë e antarëve ekstremistë, që luftojnë për jetësimin e ‘Vorio-Epirit’.
Në këtë sallë ku është fotografuar Ben Blushi, aktualisht drejtor i përgjithshëm i ‘Top Channel’ zhvillohen aktivitetet e shumta me tema për aneksimin e jugut të Shqipërisë (Autonomia e Vorio-Epirit), organizata simotra të partisë fashiste greke “Agimi i Artë”.
Notis Sfakianakis, me shumë mundësi mund të ketë miqësi me Ben Blushin, prandaj dhe është i ftuar të performojë në Pallatin e Kongreseve.
Mesa duket, Ben Blushi di gjithçka në lidhje me racizmin, që ka përdorur ndaj shqiptarëve, neo-nazisti Notis Sfakianakis, pra me pak fjalë Blushi kërkon të testojë reagimin e shqiptarëve.”

Check Also

“Bravo Notis, arrite të bindësh një tufë alabakësh…”, gazetari shfryn ndaj koncertit të nazistit

Ardhja e këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis mbrëmjen e djeshme në Shqipëri dhe koncerti i …