Kryefaqja / LAJME / “Bravo Notis, arrite të bindësh një tufë alabakësh…”, gazetari shfryn ndaj koncertit të nazistit

“Bravo Notis, arrite të bindësh një tufë alabakësh…”, gazetari shfryn ndaj koncertit të nazistit

Ardhja e këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis mbrëmjen e djeshme në Shqipëri dhe koncerti i tij me bileta të kripura pati reagime të shumta nga artistët shqiptarë por edhe gazetarë e opinionistë.

Këngëtarët shqiptarë bënë thirrje që të bojkotohej koncerti i tij pasi Notis Sfakianakis është një mbështetës i partisë nazi-fashiste greke “Agimi i Artë” dhe në një emision ai kishte deklaruar se shqiptarët janë racë inferiore.

Por ajo çka u pa ditën e djeshme, u duk si një servilizëm ndaj nazizmit dhe gjithë “shqiptarët” u turren për bileta.

Gazetari i ri Xhildinho Ozuni ka ironizuar me të pranishmit që ishin në koncertin e Notit, duke i cilësuar si të shitur e të blerë.

Në një status në Facebook, gazetari ‘përgëzon’ neo-nazistin Notis që arriti të bindte aq lehtë “një tufë alabakësh” se nuk i kishte sharë e ofenduar kurrë shqiptarët.

Statusi i plotë i gazetarit Xhildinho Ozuni:

“Haha a ua tregoi neo-nazisti Notis Sfakianakis se ku e kishte bërë koncertin e tij të fundit?
Nuk e di, a ua mësoi “shqiptarëve” përshëndetjen naziste dhe thirrjet “krisi avgji, krisi avgji” ?!
Bravo Notis, arrite të bindësh një tufë alabakësh, që nuk i ke sharë shqiptarët, domosdo kur i bindi dhe Edi Rama & Co. ty çdo të gjente.
Ata që të erdhën në koncert, i ke besnikë të zotë, ata shesin edhe b*thën e tyre për një pension të qelbur dhe të kamufluar dalin nëpër emisione e flasin për Skënderbeun, Çerçiz Topullin e Petro Ninin.
Nëqoftëse dëshiron, merri me vete dhe bëji antarë e badigardë të “Agimit të Artë”, janë të shitur e të blerë.
Vetëm një gjë mos harro: Shqiptarët e vërtetë nuk tremben lehtë.”

Check Also

Fenomeni negativ gjithmonë e më shumë në rritje!!!

Marinela Velaj Shqiptari gjithmonë e ka pas zakon të tradhëtoj gjakun, idealin, vatanin e vet! …