Kryefaqja / LSHB / E fundit/ Arrestohet Kastriot Berishaj (Tahir Veliu) në kufirin Shqipëri – Kosovë

E fundit/ Arrestohet Kastriot Berishaj (Tahir Veliu) në kufirin Shqipëri – Kosovë

Përmes një videoje të bërë publike në profilin e tij në Facebook, kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z.Kastriot Berishaj tregon momentin, kur është ndaluar e më pas arrestuar nga policia shqiptare, në pikën kufitare të Morinës, që lidh dy shtetet shqiptare.

Arrestimi i Kastriot Berishajt (Tahir Veliut) sipas informacioneve paraprake thuhet se nuk ka shkak dhe mbetet ende i paqartë. Për momentin, Kryetari i LSHB-së ndodhet nën arrest në ambientet e palës shqiptare, në pikën kufitare të Morinës. I indinjuar nga ky arrestim, Kastriot Berishaj shprehet:

“Shteti i fortë, çfarë nuk bën, shteti i fortë të arreston midis pikës kufitare Shqipëri – Shqipëri. Këtë, vetëm faqezinjtë e politikës shqiptare mund ta bëjnë me një kryetar të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, pikërisht për shkak se ne nuk vjedhim sikurse këta. Ne jemi të interesuar ta bashkojmë shtetin tonë.”

Kjo nuk është hera e parë që kryetari i LSHB-së është ndalur në kufirin mes dy shteteve shqiptare. E fundit ka qënë para 3 javësh, kur Kastriot Berishaj u ndalua pa asnjë shkak dhe më pas u la i lirë.

Check Also

LSHB çliron Bularatin, heq flamurin irredentist grek

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vazhdon me dezinfektimin e terrenit në jug të Shqipërisë, ku …