Kryefaqja / LSHB / Kastriot Berishaj viziton familjen legjendare Jashari

Kastriot Berishaj viziton familjen legjendare Jashari

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj sapo ka përfunduar vizitën e tij në kullën e Jasharve në Prekaz.

Ai u takua me kryefamiljarin Rifat Jashari, ku ndër të tjera u diskutuan aspiratat e reja të LSHB-së, biseda u përqendrua për çlirimin e trojeve të pushtuara të Shqipërisë, bashkimin e shqiptarëve me dituri, që flijojnë gjithçka nga vetvetja për flamur kombëtar shqiptar dhe Shqipëri të Bashkuar. Berishaj dhe Jashari u pajtuan se rruga e vetme për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar është ajo e Gjergj Kastriotit, Çeçiz Topullit, Hasan Prishtinës, Adem Jasharit dhe rilindasve të tjerë të cilët me vepra na prijnë përpara.

Kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj e përcolli vizitën e tij, edhe në rrjetin social Facebook, teksa shkruan:

“Në Prekaz për çlirim dhe bashkim kombëtar, për shqiptarë me dituri, që flijojnë gjithçka nga vetvetja vetëm për flamur kombëtar shqiptar dhe Shqipëri të Bashkuar.”

Kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj së bashku me kryefamiljarin e Jasharve z. Rifat Jashari
Kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj së bashku me kryefamiljarin e Jasharve z. Rifat Jashari

Check Also

LSHB çliron Bularatin, heq flamurin irredentist grek

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vazhdon me dezinfektimin e terrenit në jug të Shqipërisë, ku …