Kryefaqja / LSHB / Kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj viziton Memorialin e Vendvarrimit të Heroit Kombëtar Skënderbeu në Lezhë

Kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj viziton Memorialin e Vendvarrimit të Heroit Kombëtar Skënderbeu në Lezhë

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj bëri një vizitë zyrtare, ditën e sotme, në qytetin e Lezhës, ku u ndal tek Memoriali i Vendvarrimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut – Kryehyjnori i Shqiptarëve.

Përmes një video në profilin e tij në Facebook, Kastriot Berishaj na tregon hyrjen në Përmendoren e Vendvarrimit të Heroit Kombëtar, nga ku kryen edhe nderimet e duhura.

Së fundmi, kreu i LSHB-së ndërmori edhe një iniciativë madhështore, ku me shpenzimet e tij personale vendosi Gardë Nderi, në monumentin e Kryeheroit shqiptar në Prishtinë.

Kastriot Berishaj premtoi se Garda e Nderit të LSHB-së do të vendoset edhe në monumentin kryesor të Skënderbeut, në Tiranë – Kryeqyetin e Shqipërisë së Bashkuar.

Check Also

LSHB thirrje për bojkot, koncertit të këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis

D E K L A R A T Ë Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar iu …