Kryefaqja / LSHB / LSHB rregullon flamurin shqiptar në pikën doganore të Qafë-Thanës

LSHB rregullon flamurin shqiptar në pikën doganore të Qafë-Thanës

Rreth 1 ditë më parë, disa qyetarë që kalojnë në IRJM, përmes pikës doganore të Qafë-Thanës ishin irrituar për shkak se, flamuri shqiptar që valvitej në palën shqiptare ishte katandisur si mos më keq.

Siç mund ta shihni në foton e mësipërme, flamuri shqiptar duket mjaft i përçudnuar dhe tepër i vogël, krahasuar me flamuri sllavo-maqedon.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka marrë angazhimin për ta rregulluar flamuri kombëtar shqiptar, duke e zëvendësuar me një të ri dhe më të madh.

Kryetari i LSHB-së z. Kastriot Berishaj është nisur nga Kosova, bashkë me disa veprimtarë të tjerë dhe kanë arritur ta heqin flamurin e vjetër, për të vendosur të riun, dhe e shohim në videon e mëposhtme teksa e ngrejnë në qiell.

Pasi flamuri u ngrit në qiell, z. Kastriot Berishaj u shpreh: “Çdo qytetar i Shqipërisë së Bashkuar e ka obligim të kontribuojë për atdheun e tij. Dihem mjaft i qetë tani, teksa shoh flamurin më të bukur në botë, të valvitet i lirë, por ne do ta mundësojmë të valvitet në 88.000 km2 të Shqipërisë së Bashkuar. Ne jemi LSHB. ”

Check Also

LSHB thirrje për bojkot, koncertit të këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis

D E K L A R A T Ë Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar iu …