Kryefaqja / LSHB / LSHB thirrje për bojkot, koncertit të këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis

LSHB thirrje për bojkot, koncertit të këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis

D E K L A R A T Ë

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar iu bën thirrje gjithë shqiptarëve, të bojkotojnë koncertin e këngëtarit neo-nazist grek Notis Sfakianakis, që do të mbahet në Tiranë, më 24 maj.

Sipas informacioneve, koncerti i nazi-fashistit grek Notis Sfakianakis do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, ku organizatorët duket të jenë pronarët e Top Channel-it.

Por kush është në të vërtetë neo-nazisti grek Notis Sfakianakis?

Ai është nga ata individë, që e lidh artin e tij me politikën dhe disa herë është akuzuar nga fansat e tij, se mbështet dhe është antar i partisë fashiste greke “Agimi i Artë”.

Ne bëmë një kërkim në internet dhe zbuluam se ai është mbështetës i flaktë i nazistëve grekë të “Agimit të Artë”.

Ja çfarë ka thënë 4 vjet më parë për ‘Agimin e Artë’ , këngëtari nazist grek Notis Sfakianakis:
“Gjithkush duhet të mbështesë ‘Agimin e Artë’. Është e vetmja parti që mund të qeverisë siç duhet Greqinë “.

Përpos kësaj deklarate, ne zbuluam se ai, në një koncert që ka mbajtur, ka bërë dhe veprimin me duar, që është e njohur për nazistët.

Por jo vetëm kaq, në një foto tjetër që qarkullon më web, ai shihet përkrah nazistëve, teksa përshëndet me duar.

Personi me rreth të zi është këngëtari Notis Sfakianakis
Personi me rreth të zi është këngëtari nazist grek Notis Sfakianakis

Foto të tjera qarkullojnë, teksa ai shihet edhe me tatuzhin ‘swastikasimbolin e nazizmit, në njërën dorë.

Notis Sfakianakis me simbolin e nazizmit
Notis Sfakianakis me simbolin e nazizmit “swastika” bërë tatuazh në dorë

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar po përgatitet, që të jetë prezente, për të bojkotuar koncertin dhe së bashku me shqiptarët, ta shporrin nga Shqipëria, nazistin grek, që në shumë raste ka përdorur edhe përrallat me “Vorio-Epir”.

Check Also

LSHB çliron Bularatin, heq flamurin irredentist grek

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vazhdon me dezinfektimin e terrenit në jug të Shqipërisë, ku …