Kryefaqja / LSHB / “Skënderbeu” me Gardë Nderi në Prishtinë, do ta marrë përsipër Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

“Skënderbeu” me Gardë Nderi në Prishtinë, do ta marrë përsipër Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Kryeheroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, tashmë do të nderohet me një Gardë Nderi në sheshin, ku është vendosur në Prishtinë.

Për këtë akt madhështor, ka menduar kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj, i cili përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook, zyrtarizoi vendosjen e një Garde Nderi 24 orëshe, me shpenzimet e tij personale.

Vendosja e një Garde Nderi për kryeheroin Gjergj Kastrioti, në Prishtinë është një histori e vjetër disa vjeçare, ku fillimisht është kërkuar nga Republika e Kosovës që të angazhon ushtrinë; FSK-në, e cila deri sot asgjë nuk ka ndërmarr lidhur me këtë.

Kryetari i LSHB-së z. Kastriot Berishaj shprehet se përçudnimi i bustit të heroit kombëtar në Prishtinë, nga persona të panjohur nuk do të ndodhë më, pasi Garda e Nderit e LSHB-së nuk do ta lejojë diçka të tillë.

Sipas Kastriot Berishaj, fillimisht busti i Kryeheroit Gjergj Kastriotit në Prishtinë do të ruhet nga pesë aktivistë të punësuar nga ai, shumica e të cilëve janë ish-ushtar të UÇK-së.

Check Also

Arrestohet përsëri në pikën kufitare të Morinës kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj

Sonte rreth orës 20:30, përsëri për arsyet e njejta është arrestuar në pikën kufitare në …