Kryefaqja / LAJME / “Top Channel” sjell për koncert në Tiranë, nazistin grek të ‘Agimit të Artë’

“Top Channel” sjell për koncert në Tiranë, nazistin grek të ‘Agimit të Artë’

Nga Xhildinho Ozuni

Pronarët e TV kombëtar ‘Top Channel’ duket se kohët e fundit, po merren edhe me koncerte ‘madhështore’, ku një të tillë e kanë planifikuar më 24 maj në Pallatin e Kongreseve.

Deri këtu, gjithçka në rregull, por kush do të performojë?

Në Pallatin e Kongreseve pritet të performojë këngëtari nazist grek Notis Sfakianakis, për të parën herë në Shqipëri.

Mbase pronarët e ‘Top Channel’ nuk janë në dijeni, por Notis Sfakianakis shquhet për racizmin e tij dhe qasjen e tij antishqiptare, të cilën e ka shprehur edhe ‘live’ nëpër emisione.
Ai është nga ata artistë mediokër, që artin e tij e lidh me politikën dhe disa herë është akuzuar nga fansat e tij, se mbështet dhe është antar i partisë fashiste greke “Agimi i Artë”.

U mjafton thjesht një kërkim në internet dhe e zbulon se ai është mbështetës i flaktë i nazistëve grekë të “Agimit të Artë”.

Notis Sfakianakis: Vetëm 'Agimi i Artë' mund të shpëtojë Greqinë
Notis Sfakianakis: Vetëm ‘Agimi i Artë’ mund të shpëtojë Greqinë

Ja çfarë ka thënë 4 vjet më parë për ‘Agimin e Artë’ , këngëtari nazist grek Notis Sfakianakis: “Gjithkush duhet të mbështesë ‘Agimin e Artë’. Është e vetmja parti që mund të qeverisë siç duhet Greqinë “.
Përpos kësaj deklarate, është edhe një foto, kur në një koncert që ka mbajtur, ka bërë dhe veprimin(përshëndetjen) me duar, që është e njohur për nazistët.

Një përshëndetje naziste nga Notis Sfakianakis

Një përshëndetje naziste nga Notis Sfakianakis
Por jo vetëm kaq, në një foto tjetër që qarkullon në web, ai shihet përkrah nazistëve të “Agimit të Artë”, duke përshëndetur.

Personi me rreth të zi është Notis Sfakianakis
Personi me rreth të zi është Notis Sfakianakis

Në një foto tjetër, Notis Sfakianakis shihet me simbolin e nazizmit ‘swastika’ bërë tatuazh në njërën dorë.

Notis Sfakianakis me simbolin e nazizmit
Notis Sfakianakis me simbolin e nazizmit “swastika” bërë tatuazh në dorë

Referuar komenteve të shqiptarëve që jetojnë për shumë vite në Greqi, Notisin e paraqesin si një individ racist ndaj shqiptarëve, ku në një dalje publike, në një kanal grek, rreth vitit 1999 e tha hapur: “Shqiptarët duhet t’i pjekim në hell ose ti kthejmë në Shqipëri.”

Ky koncert për të cilin trumbetohet edhe në promo se organizohet nga Top Channel, është me biletë me çmime marramendëse që variojnë nga 15.500 lekë të reja deri në 21.000 lekë (shprehur në euro, nga 122 euro në 165 euro).

Siç mund ta shikoni, edhe në çmimet e biletës, si e si të rrjepin shqiptarët.

Unë jam pro një koncerti me artistë të vërtetë, që e shijojnë artin e tyre dhe që nëpërmjet saj, bashkojnë vende dhe popuj, ndërtojnë ura bashkpunimi dhe jo të provokojnë duke e ngjyrosur artin e tyre me politikën. Shqiptarët e vërtetë nuk harrojnë.

Check Also

Skandali i Ministrisë së Arsimit, nxënësit 11-vjeçarë shqiptarë pyeten nëse kanë bërë seks anal

Një studim kombëtar që synon të zbulojë më shumë mbi sjelljen shëndetësore të nxënësve shqiptarë …