Kryefaqja / LAJME / Propagandë me ‘Vorio-Epir’, ekstremistë grekë zbarkojnë sërish në jug të Shqipërisë

Propagandë me ‘Vorio-Epir’, ekstremistë grekë zbarkojnë sërish në jug të Shqipërisë

Mesa duket, gjëndja sa vjen e bëhet më alarmante në jug të Shqipërisë. Ekstremistë grekë, të kamufluar si gazetarë kanë zbarkuar sërish, dhe pa asnjë problem bëjnë reportazh irredentist me përralla ‘Vorio-Epir’.

Këtë e ka zbuluar gazetari i ri Xhildinho Ozuni, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ‘hedh dritë’ rreth kësaj ngjarje.

Ndër të tjera, gazetari ka folur edhe për heshtjen e shtetit shqiptar, tolerimin tej mase ndaj strukturave ekstremiste greke, që veprojnë në jug të vendit, si edhe ka prekur veprimin e shtetit grek ndaj gazetarit shqiptar Marin Mema të shpallur “non-grata”, të cilën e krahason me ekstremistët që bëjnë reportazhe me mashtrime shekullore.

Postimi i plotë i gazetarit Xhildinho Ozuni

“Ekstremistë grekë, të kamufluar si gazetarë zbarkojnë sërish në jug të Shqipërisë, ku së fundi kanë bërë një reportazh propagandë, në lidhje me përrallat me ‘Vorio-Epir’. Ata vijnë, hyjnë lirisht këtu, në Shqipëri, e flasin pa probleme për mashtrimet e trillimet shekullore, ndërsa ne nuk na lejojnë të hyjmë në trojet shqiptare të Çamërisë, ku ndodhi genocidi më i llahtarshëm ndaj popullësisë shqiptare.
Ata nuk na lejojnë të hapim shkollë shqipe, që emigrantët shqiptarë tu mësojnë fëmijëve, gjuhën e nënës, ndërsa ne si europianë që jemi, iu kemi dhënë më shumë nga ç’duhet, i lejojmë të hapin shkolla greke, i lejojmë të ngrejnë simbolet e tyre irredentiste në jug të Shqipërisë dhe së fundmi u japim të drejtë, që ata fqinj europianë, të hedhin farën e përçarjes nëpër çdo cep të jugut.
Pse jemi kaq tolerantë, dreqi e martë, pse?
Gazetari shqiptar Marin Mema dhe kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj u shpallën ‘non-grata’ nga shteti grek vetëm se thanë të vërtetën mbi genocidin ndaj çamëve, ndërsa grekët me përrallat ‘Vorio-Epir’ hyjnë e dalin, pa iu hyrë gjë në këmbë. Mos ndoshta duhet të reflektojmë?!
Në një kohë kur shteti shqiptar i injoron të tilla probleme delikate dhe toleron tej mase ekstremistët grekë, nuk na bëjnë më përshtypje këto sekte.”

Check Also

“Ata që përfaqësojnë nazistët meritojnë t’i bëjnë koncertet në koshin e plehrave!”, gazetarja hedh në tokë flamurin e “Agimit të Artë”

Ka përfunduar jo me pak debat puntata e djeshme në Top Show ku është folur …