Kryefaqja / LSHB / SKANDALOZE/ Arrestohen edhe dy gardistët e tjerë te ‘Gjergj Kastrioti’ në Prishtinë

SKANDALOZE/ Arrestohen edhe dy gardistët e tjerë te ‘Gjergj Kastrioti’ në Prishtinë

Pak minuta më parë, Policia e Kosovës ka shoqëruar ne stacionin policor edhe dy gardistët e tjerë të nderit, respektivisht z. Besart Fejzullahu dhe z. Burim Veliu, që janë vendosur nga kreu i LSHB-së z. Kastriot Berishaj, për të ruajtur e nderuar bustin e Gjergj Kastriot SkënderbeutPrishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i LSHB-së z. Kastriot Berishaj, i cili ka reaguar fuqishëm në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë i kreut të LSHB-së z. Kastriot Berishaj

“E FUNDIT/SKANDALOZE: Edhe dy Gardistët e Skenderbeut (Besart Fejzullahu & Burim Veliu) kidnapohen nga Policia e Kosovës

Me urdhër politik nga klasa politike e Prishtinës dhe me direktiva nga Vuçiç Erdogani kidnapohen edhe dy Gardistët e Nderit të Shqipërisë së Bashkuar nga Policia e Kosovës.”

Check Also

LSHB thirrje për bojkot, koncertit të këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis

D E K L A R A T Ë Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar iu …