Kryefaqja / OPINION / Fenomeni negativ gjithmonë e më shumë në rritje!!!

Fenomeni negativ gjithmonë e më shumë në rritje!!!

Marinela Velaj

Shqiptari gjithmonë e ka pas zakon të tradhëtoj gjakun, idealin, vatanin e vet! Dhe kjo për shkak të interesit personal që vlen shumë – shumë herë më pak se KRENARIA KOMBËTARE.

– Për fat të keq njerëz të till ekzistojnë ende.

Shqipëria është një Komb që ka shumë vlera por jo çdo kush di ta vlerësojë. Realiteti bëhet më i hidhur në rastet kur tradhëtia dhe nënvlerësimi vijnë prej vet shqiptarëve!!! Por, ky është një realitet sa i hidhur aq edhe i pavlerë dhe i pafuqishëm përball dashurisë dhe krenarisë së milliona shqiptarëve që e kanë në zemër atdheun e tyre!

Tradita e shqiptarëve nuk do rresht së ekzistuari, Shqipëria është atdheu ynë, atdheu të cilin ua kemi marrë hua brezave të ardhshëm dhe do përpiqemi me çdo kusht t’ua dhurojmë brezave të ardhshëm! Kjo traditë do vazhdojë derisa të ekzistojë qoftë edhe një shqiptar i vetëm!!! Por, shqiptar ama jo shqiptradhëtar.

Check Also

30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri

Nga Eva Kushova Se këtu kam prindërit, motrat, vëllain, të afërmit e mi. Se flas …