Kryefaqja / OPINION / Danaj: Injorantët e çështjes shqiptare “mësojnë” shqiptarët !

Danaj: Injorantët e çështjes shqiptare “mësojnë” shqiptarët !

Nga Dr. Koço Danaj

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri Natyrale

Me dhjetëra deri dhe me qindra analistë dhe politikanë të të gjitha ngjyrave e spektreve kanë mbi një muaj që u japin “mendë” mësime shqiptarëve lidhur me çështjen kombëtare.

1- Të parët e provuan në Kosovë dhe dështuan me turp. Kosova nuk është Hashim Thaçi dhe as politikanët e pabesë të Tiranës që dinë vetëm të dalin në fotografi së janë pa “b…the”. dhe shovinisti i egër Vuçiq u lemeris kur deshi të kalonte nëpër Drenicë. Nesër do lemeriset kur te afrohet në Jarinjë.

2- Analistë dhe politikanë të çdo lloji shkojnë në shtetin pa emër që duan ta quajnë Maqedoni Veriore dhe ju thonë shqiptarëve: Votoni për Referendumin e trockistëve Zaev dhe Cipras. Po pse? Që ne në Bruksel të raportojmë për një sukses. Pra mos u merrni me çështjen shqiptare në FYROM as në Kosovë po votoni. …….. Bukur……zonja Merkel. Bukur zotri Kruz…bukur zotri Hahn….bukur zotri Makron etj etj.

Po mirë një pyetje për ju:

A kini pranuar ju për hir te emrit të mohoni flamurin e kombit tuaj?

A kini pranuar të mohoni gjuhën tuaj?

A kini pranuar të mohoni kombësinë tuaj?

Këto pyetje vlejnë për zotrinë Tramp. zonjën Merkel. zotrinë Kruz. zortinë Makron etj etj. Pse ua kërkoni shqiptarëve atë për te cilën ju keni derdhur gjak…… Shqiptarët nuk do behën më kurban i juaji. As ata në Kosovë. As në FYROM. As ata në Luginë të Preshevës. As ata në Çamëri.

Sa më shpejt ta kuptoni aq më mirë për ju. Dëgjoni Serverin dhe jo Boltonin. Dëgjoni Merkelin dhe jo Makronin. Shqiptarët e kanë ndarë mendjen: Do dëgjojnë Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinen. Isa Boletinin dhe Abdyl Frashërin. Adem Jasharin dhe Mehmet Derallën.

Gjak për gjak …..vdekje për vdekje. Në fund fitojnë shqiptaret. E treta e vërteta…

Check Also

Spartak Ngjela: Në Shqipëri nuk ka më këmbë turku, amerikanët do të eliminojnë korrupsionin trefishor Berisha – Meta – Rama

Të gjithë elitat perëndimore e dinë që gjuha shqipe është një thesar i qytetërimit perëndimor; …