Kryefaqja / OPINION / Krerët shqiptarë janë të shitur

Krerët shqiptarë janë të shitur

Nga Spartak Ngjela

Duhet të jemi realistë: thuajse të gjithë krerët shqiptarë të Shqipërisë, dhe kudo ku kanë qenë e ku janë në Ballkanin Perëndimor, janë shitur dhe shiten kundër interesit kombëtar.

I.

Kjo është historia e dhimbshme e shqiptarëve, të cilët kanë ikur me shumicë nga vendi i tyre. Me krerët e Shqipërisë të shitur te fqinjët aneksues të dhunshëm të territoreve shqiptare, fqinjët kanë bërë masakrën e gjatë antishqipt shkrimet e personaliteteve francezë, dhe europianë të tjerë që më dhimbje përshkruajnë tragjedinë shqiptare të viteve 1912-1913. “Shqiptarët, – shkruajnë ata – një popull bujar dhe inteligjent, po

terrorizohet për t’iu aneksuar territoret”. “Blijini krerët shqiptarë”! Thërriste kryeministri antishqiptar serb Pashiç. “Krerët e Shqipërisë, shiten lehtë kundër interesit kombëtar”; shkruan në ditarët e tij Konti Ciano, ministri i Jashtëm italian në vitet ’30. Kjo është situata dhe sot.

II.

I shihni partitë qeverisëse në Shqipëri: vetëm luftë false kundër njëri-tjetrit bëjnë, asgjë zhvilluese, dhe vetëm grabitje të shqiptarëve kanë si qëllim. Asnjë lloj politike për zhvillimin kombëtar nuk paraqitet prej tyre. Shkatërrim total i pronës në Shqipëri, nisur nga Berisha dhe Beogradi që në vitin 1991 dhe, në vijim, deri te kryeministri aktual- kjo është historia shqiptare në 27 vjetët e fundit. Sepse janë zhvatës të shqiptarëve. Në fakt kjo ka qenë rruga e grabitësve politikë në të gjithë historinë botërore, por shitësit shqiptarë të interesit kombëtar janë më të pështirët e të gjithë historisë botërore të shtetit. Po shqiptarët pse i votojnë sot këta? Nga prapambetja e tyre, sigurisht. E njëjta gjë në Maqedoni. Partitë politike nuk flasin fare për çështjen shqiptare, që është çështja

kombëtare në Maqedoni. Se krerët janë të shitur. Si gjatë një shekulli. Si në Shkup edhe në Tiranë, kudo varfëri shqiptare dhe blerje e krerëve. Po shqiptarët e Maqedonisë pse i votojnë?

Nga prapambetja e tyre dhe nga frika shekullore e gjenocidit antishqiptar, sigurisht. E njëjta gjë konstatohet edhe në Prishtinë. Këtu fenomeni nuk është kaq antishqiptar sa në elitat qeverisëse në Tiranë dhe në Shkup. Gjithsesi edhe këtu korrupsioni e ka gjetur vendin e vet, dhe, po u la i paprekur nga ligji, do të bëhet shumë dëmprurës, njëlloj si në Shqipëri. Po kjo kohë, pse nuk i flak? Kaq pa mend jemi ne shqiptarët? Do t’i flakin shqiptarët këta grabitës, shumë shpejt, madje – procesi ka filluar.

III.

Në Shqipëri ka filluar reforma e thellë në drejtësi; dhe këtë tani e dinë të gjithë shqiptarët. Të tria shtetet shqiptare: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e kanë domosdoshmëri reformën e drejtësisë në Shqipëri. Çfarë do të sjellë në Tiranë reforma në drejtësi dhe çfarë do të reflektojë në Kosovë, në Maqedoni, madje edhe në Greqi, kjo reformë? Eliminimin e treshes Berisha, Rama, Meta, bashkë me ministrat e tyre të korruptuar, do të sjellë risinë që vetë politika dhe qeverisja shqiptare të drejtohet nga moraliteti. Të gjithë këta sot janë të skeduar ndërkombëtarisht dhe nuk kanë të ardhme. Kot shpresojnë dhe kot bashkohen. Nuk kuptojnë dot, se janë nën akuzë, dhe kanë humbur ekuilibrin mendor. Por, eliminimi i kësaj kompanie keqbërësish të Shqipërisë, çfarë sjell për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor? Në Ballkanin Perëndimor sot janë dy shtete shqiptarë: Shqipëria dhe Kosova,

dhe një i tretë që po del me forcë: Maqedonia. Dy janë nën presionin e korrupsionit, i cili po kërkon destabilizimin e Shqipërisë dhe Kosovës, kurse i treti ka problemet e nënshtrimit të elitës politike të korruptuar shqiptare ndaj pjesës bullgare të Maqedonisë. Gjendja e korruptuar në Tiranën politike, nuk i përkrah të drejtat e shqiptarëve në këto vende. Sepse korrupsioni kryeministror shqiptar, është me dhunuesit e shqiptareve në këto vende. Po të eliminohet korrupsioni në Shqipëri, nuk mund të ketë korrupsion as në Kosovë dhe as te shqiptarët në Maqedoni. Të gjithë këta sot, të trembur nga reforma në Shqipëri, mendojnë të shesin çështjen shqiptare, për të mbijetuar vetë me gjithë paratë dhe pasurinë e grabitur nga shqiptarët. Të tre Berisha, Rama dhe Meta, janë të trembur nga reforma në drejtësi. E shihni si janë katandisur? Sepse reformën në drejtësi e drejton politika amerikane, e cila kërkon të ristrukturojë politikën e saj në Ballkanin Perëndimor, por pa të korruptuarit e mëdhenj, të cilët janë antishqiptarët grabitës që duan mbijetesën e tyre me shkatërrimin e shqiptarëve. Në fakt kjo ka qenë historia e Shqipërisë, dhe tani kjo po bëhet edhe histori e Kosovës, por edhe histori e

Maqedonisë.

Kjo histori turpi e shqiptarëve është në kohën e ndërprerjes së vet. Por gjithçka është e

përqendruar sot në Tiranë. Nëse nuk eliminohen Berisha, Rama dhe Meta, nuk mund të ketë zhvillim shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Atëherë, pyetja që ngrihet këtu është kjo: politika amerikane që po

drejton procesin gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor, a e ka të qartë këtë? Po. E ka shumë të

qartë, dhe prandaj reforma në drejtësi e strukturuar dhe e paraqitur nga politika amerikane është

gjetja historike amerikane për shpëtimin e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve në Ballkanin

Perëndimor. Politika amerikane sot qesh me këta të korruptuar që i sheh të vërsulen nga Moska në

Beograd, dhe nga Beogradi në Stamboll. Si gjithmonë. Se tre kanë qenë qendrat me theks të hapur

për shfarosjen e shqiptarëve: Beogradi, Stambolli dhe Moska; por edhe Athinën që iu rreshtohet po

njëlloj.

IV.

Çfarë duhet të bëjë politika amerikane në Shqipëri në Kosovë dhe në Maqedoni. Dhe ku është më

përpara. E gjithë kjo hapësirë tri shtetesh është hapësirë historike shqiptare, mijëravjeçare. Por në

këto hapësirë, pa përfshirë Greqinë, sot jetojnë rreth gjashtë milionë shqiptarë. Të gjithë janë në

fermentim të zhvillimit kombëtar shqiptar. Por këtë fermentim po kërkon ta ndërpresë Beogradi,

Stambolli dhe Moska. Shqiptarët, ama, kanë përkrahjen e Amerikës dhe Gjermanisë.

Kjo është shumë për historinë e Shqipërisë. Kurse kundërshtarët aneksues territoresh shqiptare kanë

vijuar zanatin e vjetër: të blejnë lidershipin shqiptar. Shiheni sesi u kapën në bashkëpunim me Rusinë

kundër vendit të tyre Berisha dhe Basha. Por nuk i kapën shqiptarët, këta i kapën shërbimet dhe

politika amerikane. Por, shihni sesi u katandis në një bashkëpunim antihistorik dhe antishqiptar Edi

Rama me një figurë të diskredituar turke, Rexhep Edoganin. Të tre këta, kudo janë nisur të shkojnë

për të destabilizuar Shqipërinë, por lodhen kot së koti e fare kot. Gjithçka është mbyllur. Shqiptarëve

politikat perëndimore do t’iu kthejë domosdoshmërisht të gjithë dëmin makabër që iu kanë shkaktuar

në 150 vjet. Është politika amerikane dhe ajo gjermane që është në avangardë të këtij fenomeni

panshqiptar në Ballkanin Perëndimor; si gjithmonë gjatë historisë, sepse këta kanë qenë dy vendet

perëndimorë ngaherë në përkrahje të çështjes shqiptare në Ballkan. Dhe nuk është pak. Por edhe

shqiptarët e bashkuar, do t’i shohë shumë mirë historia që vjen për vlerën perëndimore reale që do të

krijojnë në Ballkanin Perëndimor.

Check Also

Spartak Ngjela: Në Shqipëri nuk ka më këmbë turku, amerikanët do të eliminojnë korrupsionin trefishor Berisha – Meta – Rama

Të gjithë elitat perëndimore e dinë që gjuha shqipe është një thesar i qytetërimit perëndimor; …