Kryefaqja / LAJME / Tuzi nga sot zyrtarisht do të marrë statusin e Komunës

Tuzi nga sot zyrtarisht do të marrë statusin e Komunës

Ndryshimi i statusit nga Komunë e Kryeqytetit në Komunë me vetëqeverisje të plotë bëhet në bazë të ndryshimeve të Ligjit për organizim territorial, i cili u votua në Parlamentin e Malit të Zi vitin e kaluar.

Në bazë të këtyre ndryshimeve, zgjedhjet e para duhet të zhvillohen brenda 90 ditëve.

Për këtë rast, në Kuvendin e Komunës së Tuzit, përfaqësuesit e koalicionit ”Shqiptarët e Vendosur” Forca-UDSH-ASH mbajtën konferencë për medie.

Genci Nimanbegu nga Forca tha se “kjo konferencë është dëshmi e vendosmërisë sonë që kërkesat tona politike t’i jetësojmë”.

Check Also

Protestë në Skenderaj, nuk duan që Vuçiq të shkelë në Drenicë

Ata kanë ftuar për protestë në sheshin ‘Adem Jashari’ në ora 06:00 të mëngjesit për …