Kryefaqja / LAJME / Komunikimi i fundit, para rrëzimit të helikopterit në liqenin e Shkodrës

Komunikimi i fundit, para rrëzimit të helikopterit në liqenin e Shkodrës

Helikopteri i Forcave të Armatosura EC 145 që u rrëzua në liqenin e Shkodrës kishte mbajtur komunikime të vazhdueshme në radio me kullën e kontrollit në Rinas. Para se të rrëzohej, dy pilotët kishin komunikuar në radio me Albcontrol duke i thënë “jemi mbi Vermosh, gjithçka po shkon mirë, do fluturojmë mbi liqenin e Shkodrës dhe më pas do përfundojmë fluturimin në bazë”, shkruan ‘Shqiptarja.com’.
Kjo ishte biseda e fundit e dy pilotëve Donald Hoxha dhe Florian Delia me kullën e kontrollit, para se helikopteri të rrëzohej. Sipas rregullores, kulla e kontrollit mban komunikim në radio çdo 10 minuta me mjetet fluturuese. Pas bisedës së fundit, kulla në Rinas tentoi të lidhej sërish në radio me dy pilotët, por askush nuk përgjigjej.
Në këtë moment Gjenerali Vladimir Avdia komunikon me kullën në Rinas, duke i pyetur nëse kishin mundur të lidheshin me heliopterin EC 145. Gjenerali mori nga Albcontrol koordinatat e fundit që kulla kishte marrë para se helikopteri të rrëzohej. Pak minuta më vonë, Gjenerali Avdi telefonoi sërish kullën duke i informuar se helikopteri ishte rrëzuar dhe të ndërprisnin çdo tentativë për t’u lidhur në radio me pilotët.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...