Kryefaqja / OPINION / ARESI, (MARSI), PERËNDIA GREKE E LUFTËS

ARESI, (MARSI), PERËNDIA GREKE E LUFTËS

Deçarmi thotë: “Aresi është Perëndia e urryer e luftës dhe e shkatërrimit. (f. 199). Për grekërit lufta dhe shkatërrimi, çmenduria dhe kotësia e njerëzve, qe i çojnë në zhdukje reciproke pa ndonjë shkak të vërtetë, përbën një realitet. Vetitë e Aresit janë kotësia dhe çmenduria. Në luftëra, Aresi kurrë nuk tregon qartë me kë është, herë shkon me njërin e herë me tjetrin, duke mos njohur miq dhe armiq d.m.th. “duke qenë i pabesë”, siç thotë dhe HOMERI … (Iliada E, 831-887)”. (A. Kola “Gjuha e Perëndive” f. 239).  

Robert d’ Angeli shkruan: “Krerët energjikë të lidhjes Akease, ose Etole, kundërvënia dhe luftat e armatosura të këtyre dy lidhjeve, për të cilat të dyja palët thirrën në ndihmë të huajt, Përfunduan duke i dhënë Greqisë GODITJEN VDEKJEPRURËSE. Më 146 para Krishtit, ajo u bë provincë romake me emrin Akaia. Atëhere Romai i ndoqi nga Ballkani, një pjesë zuri Smirnën, Izmirin dhe pjesa tjetër Aleksandrinë, në Egjipt. (“Enigma” f. 186). Rasti i dytë në Luftën e Dytë Botërore: Qeveria greke shkeli kushtet e paqes me gjermanine të 5 prillit 1941, duke vrarë parashutistët gjerman në Kretë. Atehere, Berlini urdhëroi: të shtetëzohet e gjithë flota greke dhe të gjitha magazinat ushqimore. Kështu, nga ky dënim, kane vdekur nga uria më shumë se 1.000.000 njerëz. Rasti i tretë, Lufta civile greke që filloi në fillim të prillit 1945 dhe vazhdoi deri në gusht të vitit 1949. Një luftë e përgjakshme ndërmet dy partive greke të EAMIT dhe të EDHESIT, që hëngrën kokat e njëri-tjetrit, deri në eleminimin e partisë komuniste greke të EAMIT.  

Një pasqyrim të sotëm, na jep Prof. Dr. Eshref Ymeri, i cili shkruan për: “Deklaratat shoviniste të eurodeputetes qipriote Eleni Theoçarous, që kishte ardhur në Tiranë. Ajo pa i dridhur qerpiku, deklaroi haptas se Himara është tokë greke dhe krejt Vorioepiri është tokë greke e mbetur jashtë kufirit… për të nënvizuar kësisoj edhe një herë deklaratat e ish presidentëve Stefanopulos dhe Papulias, se Himara është tokë greke… Deklaratat e Eleni Theoçarous, shoqëroheshin me ngritjen e flamurit grek në kalanë e Himarës dhe me parullën “Vorioepiri është grek”, e cila qe shkruar dhe vendosur pranë rrugës Gjirokastër – Tepelenë”.  

Më 2 dhjetor 2016, PBDNJ: Deputetë grekë në Tiranë për Himarën, Janullatosi dhe Vangjel Dule, po përgatiten të organizojnë një takim në bashkëpunim me organizatën OMONIA, Aleancën për Mbrojtjen e Pronës së Bregdetit (AMPB), Bashkimin Himarjot të Amerikës, si dhe Bashkimin Himarjot të Athinës. Në Takim janë ftuar eurodeputetë dhe deputetë të parlamentit grek etj, në marrëveshje me Janullatosin, sipas njoftimit të lëshuar nga PBDNJ. Takimi do të organizohet në qendrën kulturore të Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”.  

“Këto ndodhin sepse Shqipëria është vend pa zot… Prandaj shovinizmi grekokaragjoz me Janullatosin në krye, kërcen valle në mes të Tiranës, si në një varrezë të gjallësh, çka dëshmon se Shqipëria është një i vdekur dhe e pakallur”. (Prof. Dr. Eshref Ymeri, marrë nga Interneti. 3-12-2016) 

Por megjithatë, zotërinj Grekë, keni tentuar dhe pushtuar Shqipërinë e Jugut në tre raste të shekullit kaluar. Rasti i parë. Më 2 korrik 1914, “Dispozitat konfirmuan domosdoshmërinë e tërheqjes së plotë nga ana e grekeve, prej Shqipërisë së Jugut”. Rasti i dytë: Në marrëveshjen greko-gjermane më 5 prill 1941, forcat greke, që kishin okupuar gjatë luftës me Italinë, nga Pogradeci deri në Karaburun, u tërhoqën në kufirin e 1913. Shkelët kushtet e paqes me Gjermaninë “u treguat të pabesë”. Në rastin e tretë: Në mars të vitit 1997, renegati Kiço Mustaqi, komandant i forcave andarte greke, kishte pushtuar Shqipërin e Jugut. Zonja Ollbrajt, sekretare e shtetit SHBA-së, në këtë kohë, jo rastësisht i tha z. Pangallos: “Nëse ju do t’i bini Shqipërisë, ne nuk mund ta ndalojmë Turqinë t’ju bjerë juve”. Kështu u ndal vrapi i Pangallosit, për të çliruar “600.000 grekë” të Shqipërisë së Jugut. Në të vërtetë në regjistrimin e popullsisë, doli se ishin më pak se 30.000, ose 0.87% , o grekë të pabesë, greke gënjeshtarë. Më datën 17 mars 1997, Kryeministrja e Turqisë Çiller, deklaroi para gazetarëve në Ankara: “Turqia nuk mund të qëndrojë spektatore ndaj përpjekjeve për të përçarë Shqipërinë. Turqia do t’i japë Shqipërisë të gjitha ndihmat e nevojshme…” (Komplloti greko komunist, kundër demokracisë shqiptare, 1997-2000) dhe gazeta turke “Hyrriyet”18 mars 1997. (Rasim Bebo “Histori me shkronja gjaku” f. 57).“ Kur do ta merrni vesh ju stërnipat dhe stërmbesat e evgjitëve të Nilit dhe të Sinait, me emrin grekë, që Shqipëria është një kockë e fortë që nuk kapërdihet!? (E. Y.).   

Anijet po i afrohen portit, Nacionalizmi shqiptar po gjallërohet dhe po ngrihet, për një flamur, për një stemë, për një gjuhë dhe mbi të gjitha për një Shqipëri Etnike. Duam një dënim për krerët tradhtarë në sheshin Skënderbe, nuk duam një Havanë ose Santiago, por duam të jemi të papërkulur, boll më, duhet t’u mblidhen milionat krerëve më të korruptuar, nën drejtimin e një qeverie të Nacionalistëve të ndershëm. Ja kush janë grekët, po vërtetohen thëniet e Prof. Desharmit: Policia greke në alalarm. Dhjetor 5, 2016. Policia greke ka rritur nivelin e gatishmërisë. Në pritje të aktiviteteve përkujtimore për vrasjen 8 vjet më parë, të adoleshentit Aleksandros Grigoropulos. Më shumë se 3.000 forca policie janë mobilizuar në operacionin e sigurisë. Të dielën policia sekuestroj rreth 150 bomba molotov. Aleksandros ishte 15 vjeç kur u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit 2008. Me njëherë pas kësaj mijëra fëmijë u grumbulluan në vendngjarje dhe protestuan për gjithë natën për tri ditë rresht situata doli jashtë kontrollit të autoriteteve, ndërkohë që protestuesit shkaktuan zjarrvënie masive dhe shkatërruan komplekse tregtare e banka dhe grupe keqbërësish plaçkitën një numër të madh dyqanesh në qendër të Athinës. /tvklan.at

 Rasim Bebo, Addison IL. USA, dhjetor 2016

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...