Kryefaqja / OPINION / DY NIVELE ZERO

DY NIVELE ZERO

Të shpifur dhe të shpikur nga greku, me një përmbytje të madhe, për të fshirë qytetërimin Pellazg në nivelin zero, që vijon me këtë mendim, nga shekulli i VII p. e. s. dhe vazhdon deri në fund të shekullit 19, po nga greku, por tani nga Koloneli grek Janullatos me Gezojanin. Siç ndodhi me renegati shqiptar Gramos Pashko, i cili dolli hapur me çekun e bardhë, për ta kthyer Shqipërinë në nivelin zero, duke prishur dhe shkatërruar çdo gjë, që filloi në Shqipërinë e Jugut, duke i vënë dërrasën e varrit. Shkatërrim që u përhap me pas në të gjithë vendin nga tradhtarët qeveritarë Nano e Berisha dhe me fije të nëndheshme nga prifti grek Janullatos. Jo vetëm kundër emrit Pellazg por edhe kundër emrit Shqipëri dhe si komb shqiptar.  

Sot jemi në pragun e Simpoziumit të IV ndërkombëtar që do të mbahet më 18 nëntor 2016 në Tiranë, nga SHOQATA “QENDRA E STUDIMEVE PELLAZGJIKE”. Semito egjiptianët, të kthyer në emrin grek Helen, Ellas, pas vitit 1830, (Robert d’Angeli “Enigma” f.182), vazhdojnë edhe sot emrin PELLAZG ta kenë halë në sytë e tyre. Grekët e djeshëm dhe të sotmit i qëndrojnë përmbytjes së madhe, se Pellazget nuk ekzistojnë. Këtë mendim e mbështet A. SH. duke thënë vetëm, ”Ilirët dhe para Ilirët”. Po këtë e shpreh edhe i quajturi “baba i historisë” Kristo Frashëri, që ka mohuar stërgjyshin tonë Pellazg.  

Po i referohemi historisë: Folklori grek e kërkon origjinën e themelimit të Greqisë te Deukalioni mitologjik dhe e shoqja e tij Pirra, dy njerëzit e vetëm që i shpëtuan përmbytjes së madhe. Gjoja Biri i tyre, Heleni, ishte pasardhësi legjendar i racës greke, të cilin e datojnë rreth vitit 800 p.e.s. Prej tij, njerëzit e këtij populli morën emrin helenë, kurse atdheu i tyre hellas. Nga kjo del qartë, përse Homeri nuk i përmend grekët apo helenët në rrethimin e Trojës, por flet për një numër fisesh pellazge. (Edwin Jacques “Shqiptarët” f. 65). 

Legjenda e Dekualonit u krijua për të fshirë plotësisht të kaluarën pellazge, një përmbytje e cila fshin gjithçka, në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu si me magji, dolën në dritë Heleni i Dekualionit dhe i Pirrhas. Helen, eponimi i stërgjyshit të grekëve. De Zhubainvil e thotë me forcë: “Ndërfutja e një përmbytjeje në fund të historisë pellazge … është për pushtimin nga raca helene…”. (Mathieu Aref “Shqipëria” f. 22). 

Duke qenë e pranuar se Pellazgët ishin një popull autokton dhe Helenët një popull pushtues, atëherë si mund të shpërfillet rëndësia e trashëgimisë, që këta pellazgë i lanë helenëve: Mitologjinë (Perënditë, perëndeshat, heronjtë , kultin (Homeri thotë se ZEUSI ishte pellazg), një pjesë të madhe të kulturës dhe të gjuhës së tyre. (po aty f. 23). 

Se fliste për Pellazgët dhe botoi librin “Pellazgët” Prof Dr. Dhimitër Pilikën e internuan pa motiv në Myzeqe, me izolim të plotë dhe pas një kohe të gjatë rraskapitëse e torturuese, kthehet në Tiranë në vitet 90, rifillon aktivitetin e tij shkencor dhe më 31 dhjetor 2003 ai vdes . Pse ky trajtim? Sepse fliste për Pellazgët, fliste për shkencëtarin Hungarez Lajosh Talocin (1834-1916) i cili shpalli hapur: “Nuk ekziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që mund të ndjekë historinë e fisit të vet, ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar”. 

Para pak kohësh, disa kalemxhi shkruanin se Dodona ndodhet në malin e Tomorit, duke ngritur disa argumente të kota. Është një çudi e madhe, ose një çmenduri, që të vendosësh vetëm: “Teatrin vigan të Dodonës të shek. III p.e.s. me 55 radhë, për rreth 20.000 spektatorë, me gjithë ato ndërtime të zbuluar etj, në vetëm gjysmë rrethi prej 150 m.,. (Dh. P. “Pellazgët” f. 165). “Ndër 1800 objektet e zhgroposura në Dodonë më 1875-1877, gjithçka ndërtesa, monumente, dhurata si ex- voto etj). Drejtpërdrejt lidhet me këtë mbret të perëndive Pellazge. (Po aty f. 171). 

Pilika citon: “Këto vepra, të trashëguara nga 30 arka me “Albanica” të vjela në arkivat e huaja, veçanërisht në Çekosllovaki, ngazëllonin pa masë dashamirësit e shkencës, po aq sa pikëllimin xhelozinë e mendjeve shterpë, me më të tmerrshmen e xhelozive, sipas Shekspirit. Për një dukuri të tillë shprehet kështu Anatol Fransi: “Armata e panumërt e të patalentuarve, do të të paditë se ke përdhunuar tët ëmë, se ke masakruar tët atë, dhe do të gjejë ditën të të ngulë thikën…”. (Po aty f. 437).  

Koloneli me veladon, deshi të eleminonte Naim Frashërin nga Përmeti, ashtu si eleminoi shtëpinë muze të flamurit dhe të Themistokli Gërmenjit në Korçë, e kthyen gurë mbi gurë natën me buldozerë. Kështu u përpoq edhe me eleminimin e Dodonës nga Çamëria, për ta vendosur në malin e Tomorit, po nuk ia dolli dot. Qëllimi i Janulltosit është se Shqipërinë e Jugut e do pa figura historike shqiptare. 

Pika kulminante e inatit të kolonelit me veladon të zi, arriti kur u krijua SHOQATA “QENDRA E STUDIMEVE PELLAZGJIke”. U arrit një marrëveshje që të bëhej një konferencë në Universitetin “Vitrina” kushtuar kësaj Shoqate. Për t’i thënë ndal kësaj marrëveshje, rrugët na drejtojnë: “U dërguan ca huliganë për të prishur qetësinë me ulërimat e tyre për të penguar konferencën në fjalë, dhe kryekomisari i zonës, Dritan Lamaj shkoi dhe shqelmoi huliganet dhe vendosi qetësinë, kjo nuk u erdhi për shtat Athinës së vogël në Tiranë dhe njërit prej treshes (Janullatos- Qeveri- A. SH.) armik i betuar për Pellazgjinë, Koloneli Janullatos, në solidaritet me kupolën, qeverinë dhe A. Sh., kërkon gjak. “Gazeta “Shqiptarja”, nga Suela Gera. Polemika: “Ekzekutimi i kryekomisarit , në pranga Arben Frroku e Jak Jaku… Rama: Pushteti përgjegjës, Berisha: Do ndëshkohet. Foto/video/ekzekutimi. Vrasja: 24 shkurt 2013 Tiranë, fiks 24 orë pas ekzekutimit me kallashnikov të kryekomisarit Dritan Lamaj. Policia e shtetit tha zyrtarisht, se u arrestuan dy autorët e dyshuar të vrasjes. Arben Frroku, 44 vjeç dhe Jak Jaku 31 vjeç, u ndaluan dhe u vunë në pranga në Selenik të Greqisë nga policia greke. Vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës. Këtu fillon mbulimi i së vërtetës, se biznesmeni Arben Frroku, ishte në konflikt të hershëm me ish-shefin e komisariatit numër 6, Lamaj që prej shtatorit të vitit të kaluar. 

Si u vra Dritan Lamaj?!… Nga Elmaz Gorica, 7 prill 2015. Vetëm pak ditë pas lirimit nga burgu të Arben Frrokut, që akuzohej për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, me 24 shkurt 2013, GJYKATA E SHPALLI TË PAFAJSHËM FRROKUN, 1 vit e 4 muaj pas prangosjes së tij. Pas 48 seancave të zhvilluara për çështjen “Lamaj”. Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin, se Arben Frroku nuk ishte autori, ose bashkëpunëtori i vrasjes së Kryekomisarit Lamaj. (Ja se si anashkalon qeveria, duke u tallur për të mohuar emrin PELLAZG, si zanafillë e vrasjes së Dritan Lamajt, që shkelmoi huliganet në Universitetin “Vitrina”, shën. im). Kjo është rrokopuja e vendit tonë, që drejtohet nga guvernatori Janullatos. Janë bërë 3 simpoziume ndërkombëtare të Shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike” në Tiranë dhe nuk ka marrë pjesë asnjë nga Qeveria dhe Akademia e Shkencës. Pse?… Se janë kthyer në grekofilë, duke mohuar stërgjyshin tonë të mrekullueshëm PELLAZGË. Në vijim: “…Popullsia Ballkanase, e quajtur Pellazge nga Homeri, Hesiodi, Herododi dhe 160 historianë, gjeografë dhe poetë grekë dhe latinë, Krahas PLINIT (shek. I), i cili vëren se Pellazgët ishin ata që çuan të parët gërmat e alfabetit në Itali” (Dhimitër Pilika, “Pellazgët”, f. 182). 

Herodoti i shek. V p.e.s. thotë: Pellazgët, pararendësit e tyre, ngaqë prejardhja u humbiste në thellësi të kohërave parahistorike, janë cilësuar si të mbirë nga dheu” (Hesiodi, i shek. VIII p.e.s.) apo “preselenitë (parahënorë), pra të stërlashtë, lindur në tokë “para se të shfaqej hëna”. Shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të moçëm të Evropës. (“Pellazgët, origjina e jonë e mohuar” vepër e Prof. Dr. Dhimiter Pilikës, sot me kryelartësi po zhvillohen simpoziume me Shoqatën “QENDRA E STUDIMIT PELLAZGJIKE” në Tiranë, duke u tundur grushtit armiqve dhe tradhtarëve të brendshëm dhe të jashtëm nga patriotët tanë sypatrembur. Urojme drejtuesit dhe pjesëmarrësit në simpoziumin e IV ndërkombëtar, suksese dhe mbarësi, në respekt të periudhës “10 mijë vjet histori: > Pellazgë> Shqiptarë.

 Rasim Bebo, ADDISON IL USA. Nëntor 2016

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...