Kryefaqja / HISTORI / 1911 – Lovro Mihaçeviç: Himara kishte 2000 shqiptar dhe asnjë grek në vitin 1908

1911 – Lovro Mihaçeviç: Himara kishte 2000 shqiptar dhe asnjë grek në vitin 1908

Fakte historike nga libri i priftit studiues nga Kroacia që përshkoi me këmbë çdo cep të tokës shqiptare, për të hartuar statistikat e pakontestueshme të pranisë së shqiptarëve nga Kosova në Çamëri.

“Udhëtim nëpër Shqipëri”, titullohej libri i botuar nga prifti françeskan i Bosnjës, At Lovro Mihaçeviç, i cili e kaloi një pjesë të madhe të aktivitetit të tij, në Kuvendin Françeskan në Shqipëri. Në vitet 1906-1908, At Lovro Mihaçeviç, udhëtoi me kalë e në këmbë në të gjitha krahinat e Shqipërisë, për të lënë më pas veprën e tij, “PO Albaniji” (Nëpër Shqipëri). Udhëpërshkrimet e priftit françeskan flasin për detaje të jetës së shqiptarëve në të gjitha trevat, nga Kosova në Çamëri. Studimi i murgut të mirënjohur françeskan, na paraqesin shifrat e popullsisë shqiptare në të gjitha qytetet e Janinës. Në studim ka të dhëna mjaft interesante për Himarën. Ai thotë se në vitin 1908, në Himarë nuk kishte asnjë grek dhe krahina ishte e populluar nga 2 mijë shqiptarë.

Në studimin e At Lovro Mihaçeviç, evidentohet ndër të tjera: “Gjirokastra është qytet me 12.000 banorë dhe është selia e sanxhakasve. Qyteti shtrihet në luginën e gjerë të Drinit. Banorët janë zejtarë dhe gjatë verës shpërndahen nëpër vendet fqinje për punët e tyre e në vjeshtë kthehen në shtëpi.

Himara numëron vetëm 2.000 shpirtëra, të gjithë shqiptarë. Në çdo qytet bregdetar ka himaras, sepse ata janë kryesisht marinarë e lundërtarë.

Tepelena është qytezë e vogël me 3.000 shpirtëra, vendlindja e të shquarit Ali Pashë Tepelenës, banorët janë shqiptarë myslimanë, por flasin edhe greqisht.

Përmeti e Konica janë dy fshatra të mëdha me 5.000 shpirtëra. Këto fshatra shtrihen në luginën e bukur dhe pjellore të lumit Vjosa. Të gjithë banorët janë bujq të dalluar.”

Për këtë studim, Dom Nikë Ukgjini, thekson se ka dhe shënime të tjera për Prevezën, Dodonën, Janinën, Pargën Prevezën, Paramithinë, ku evidentohet se ato janë krahina të banuara nga shqiptarë. Dom Nikë Ukgjini thotë se Lovro Mihaçeviç këto vise i ka shkelur më këmbë e me kalë, që në vitin 1906-1908.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Ismail Qemali për Neue Freie Presse (1912) : “Serbia nuk ka asnjë të drejtë të përparojë drejt Adriatikut dhe të copëtojë Shqipërinë.”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Shkurt 2020 “La Libre Parole” ka botuar, të mërkurën …

Leave a Reply

Loading...