Lojrat me një popull më të vjetrin në Planet .
Nuk jamë historijan dhe nuk kam njohuri të kësaj lamije , por nga ajo që shumica e dijmë desha të përseris se nga njerëz tonë shumë shtete me kultura të lashta , ose janë kriju , ose janë qeverisë . Egjipti , Turqija, Greqija e vjetër ( jo vëtëm e vjetra ) e shumë të tjera si këto janë mëkëmbë dhe restauru në saje të shkathtësive të njerzve tonë.
Shumë objekte të rëndësisë se kultit botror janë vepër e atyre që krijuan pavdeksi , për t’u përmendur anë e kënd Botës.
Gjergj Kastrioti hyn në dhjetë figurat më eminente të Botës. Pastaj e fundit , Gonxhe Bojagjiu – Shen Tereze u bë simbol i njerëzimit e pa vdekshme !
Me të gjitha këto ne si popull që jemi , mburremi dhe kemi edhe arsye të lavdërohemi. Ndërsa kur te i shofim gjërat si jemi dhe si jemi katandisur , lindë dyshimi dhe shtrohet pytja me të drejtë ; kush jemi NE !!??
Që nga luftat Ballkanike , lufta e parë botrore si dhe lufta e dytë botrore , gjithnjë qemë të damtuar ??!! Pse more gjithnjë të damtuar dhe të damkosur ??? A qaq popull i urryer jemi që Bota mos të n’a llogarisë si qënje përbërse si gjithë të tjerët !?
Na damtoi Kongresi i Berlinit ( 1878 ).
Na damtoi Konferenca e Londrës ( 1918 )
Na damtoi Jajca dhe Bihaqi ( gjatë luftës së dytë botrore ; ’43 , 44 ).
Nga të gjitha këto ngjarje që u zhvilluan , gjithëhere mungoi përfaqsimi i kombit tonë me njerëz tonë. A ishte rastësi apo kjo u bë me qëllime të caktuar , në këtë pytje duhet të përgjigjen njerëz që njohin historinë dhe zhvillimet e asaj kohe ??!!
* * *
Sot , kur pothuaj nuk na mungon asgjë dhe të përfaqësuar në shumë anale të forumeve ndërkombtare , prap po vazhdon kënga e vjetër të këndohet për ne !!!
Jemi i vetmi popull të ndarë nga të gjitha kombet tjera ( pothuaj të gjitha kombe hibride ) të përbuzur , izoluar sikur të ishim në Kopshtin Zoologjik , të injoruar dhe si popull i kushtëzuar. Vëtëm për ne vlejnë kushtet e detyrueshme dhe standarde që askujt tjetër nuk ju kan vënë !!!
Ne privohem nga liria , edhe të cilën nuk e kemi si të tjerët. Në shtëpinë tonë i huaj bëhët Zot …
Vallë , pse të gjitha këto marifete i durojmë e i gëlltisim , dhe për çdo ditë devallvohemi si njerëz që jemi.
Dje u ndalu dhe u paraburgos Legjenda e luftës së fundit Çlirimtare e Kosovës , Gjenerali dhe Heroi i gjallë Ramush Haradinaj nga policija ( Europoli ) Franceze në bazë të një fletarresti të shtetit të Serbisë të lëshuar në vitin 2004 .
Po qfar Shteti Sovran jemi !?
A jemi apo nuk jemi të pa mvarun ???
Me këto që po na ndodhin , lirisht mund të themi se nuk jemi të pa mvarun !!!
Servilët që po e ,, drejtojnë ” R. e Kosovës, pa dallim , të gjithë janë vu në interesa të sherbimeve të huaja !!!
Po lejojnë coptimin dhe enklavizimin e Shtetit.
Po shesi ose po falin tokë të Kosovës.
Po e zhvatin pa fije të mëshirës gjithë atë që do të ishte burim për mirëqenjen e popullit dhe Shtetit.
Me një fjalë , nga pamvarsija , po krijojnë mvarësi të skajsme.
Është momenti i fundit që populli të zgjohet ( deri sa nuk është vdekë i tëri ) dhe t’ju tregoi vëndin gjithë atyre që kan keqpërdorë dhe të njëjtën po vazhdojnë ta bëjnë !!! Kjo vlenë për të gjitha trevat dhe konaqet shqiptare.
Të bëhët afrimi , të shtohet dashnija dhe harmonija dhe me plebishit të një Referendumi mbarëkombtar të bëhët Bashkimi Kombetar dhe i trojeve Kombtare- Shqipëria e Bashkuar !
Është shekulli i shqiptarve , mos të humbet ky rast ndryshe do na gjykojnë pasardhësit !!!
Hannover me. 05. 01. 2017
R E