Kryefaqja / OPINION / Shqiptarët janë të natyrës agresive!

Shqiptarët janë të natyrës agresive!

Edhe unë po i shkruaj pak rreshta për këtë temë edhe pse mirë e thellë e kanë spjeguar disa miq studjues. Mirëpo në një zjarr që ngrohë e nuk djegë mirë është me ia shtua do krane.

Studimet që mund të bëhen rreth një grupi shoqëror mund të sjellin rezultate të ndryshme. 

Të kategorizosh një popull si popull me natyrë agresive është një konkluzion i pasaktë. Nuk caktohet natyra agresive e një grupi shoqëror mbi bazën e përkatësisë gjenetike, e rrjedhimisht të përkatësisë etnike.

Janë rrethanat jetësore që e bëjnë individin të organizohet me rrethin shoqëror duke reaguar kundrejt ndryshimit të atyre rrethanave. 
Po të ishin shqiptarët më agresivë sesa popujt tjerë, atëherë NE do të ishim pushtues e jo një popull i nënshtruar ndër shekuj.

Agresiviteti aktual i disa shqiptarëve, që mund të vështrohet sot, është pasojë e dhunës tejet agresive të ushtruar kundër shqiptarëve gjatë shekujve të kaluar. Dhuna gjeneron dhunë; është ligj i natyrës ky. Nuk është ligj i përkatësisë etnike që të mund të konkludojmë se shqiptarët gjenerojnë dhunë apo agresivitet si popull.

Është pikërisht mos pasja e LIRISË që e sfidon natyrën njerëzore për të reaguar dhunshëm ndaj kufizimeve që i bëhen në zhvillimin e jetës. Ndërsa, kur një grup shoqëror jeton gjatë i lirë, atëherë arrin të ndërtojë një sistem të vlerave të mirfillta:

-Ekonomi stabile

-Sistem edukativ të avancuar

-Kulturë, art dhe sport konkurrues

-Filozofi të mendimit

-Ambient të pastërt

-Siguri shoqërore

Pra popujt e lirë ndërtojnë strukturë të tillë shoqërore, të vlerave njerëzore, ku ata individ që kanë prirje për agresivitet orientohen në sporte të dhunshme, boks, karate e sporte të ngjashme ku agresiviteti i atyre individëve amortizohet në një formë ligjore. Ndërsa kriminelët që tejkalojnë ligjet shkojnë në burg.
Për mendimin tim shqiptarët si popull, nuk janë aspak agresivë. Ka individ që për shkak të rrethanave jashtëzakonisht të këqija jetësore janë shëndrruar në makina të dhunshme, por sikur të ishin rritur në një ambient stabil shoqëror shumica e tyre do të ishin qytetar të ndershëm të vendit.
Një afrikan i dhunshëm, tejet agresiv, që i mungonte njëri sy dhe dukej si një bishë e trishtë, i kishte thënë një të bardhi:

-Pse më shikon sikur të isha vet djalli. Nuk mund të dukëm ndryshe përderisa jam rritur në ferr-
Driton Smakaj

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...