Kryefaqja / OPINION / Beteja kur serbët lanë të vdekur mijëra shqiptarë (Video)

Beteja kur serbët lanë të vdekur mijëra shqiptarë (Video)

Beteja e madhe e 1912 ku ushtria serbe la mijera te vrare ndaj luftetareve shqiptare.
Në gjysmën e dytë të tetorit 1912, ndërsa vazhdonin operacionet pushtuese të ushtrisë serbe mbi tokat shqiptare, në Kosovë e gjetiu, në krahinën e Lumës, të Opojës, Vërrinit, Gorës, Hasit, Dibra… u organizuan kuvende të shumta dhe në saje të kushtrimit të lëshuar nga mbledhja e jashtëzakonshme e komitetit ”Shpëtimi” të mbajtur në Shkup, me 14 tetor 1912, filloi mobilizimi i përgjithshëm për ta përballuar agresionin pushtues serb. Në javën e parë të nëntorit, armata e III serbe pasi pushtoi nga Rrafshi i Kosovës dhe atë të Dukagjinit, synonte pushtimin dhe Shqipëria Veriore dhe të Mesme për të dalur në brigjet e Detit Adriatik.
Qysh më 5 nëntor 1912 kur gjenerali famëkeq Bozhidar Jankoviq hyri në Prizren me regjimentet e Divizionit ”Shumadia-1”, nisi rigrupimin e forcave të tij, për operacionet drejt Adriatikut. Për të realizuar këtë plan ushtarak, komanda serbe, kishte krijuar dy njësi të veçanta, që morën emrin si ”njësitë e bregdetit” dhe repartet e këtyre njësive u përzgjodhën nga divizionet ”Shumadia-1” dhe “Drina-2” të dislokuara në Prizren e Gjakovë. Nje histori qe vjen permes deshmive rrenqethese per masakrat e mepasshme. Pse ajo u mbyt per te mos u treguar. Ndiqni te plote videon e dokumentarit te gazetarit Marin Mema, Termopilet Shqiptare…

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...