Kryefaqja / HISTORI / Emri Dardan në histori

Emri Dardan në histori

Emri Dardan është një emër i vjetër etnik shqiptar. Për herë të parë Dardanët dalin në histori me këtë emër në Betejën e Kadeshit 1272 p.k. Dardani(a) është quajtur Troja nga Homeri, ndërsa autorët e vjetër Romakë thonë se Dardanët e Ilirë janë të së njëjtës etnie me Dardanët e Trojës
Dihet mirëfilli se Troja është qytetrimi më i lavdishëm i racës së bardhë Evropiane. Troja ka një qytetërim shumë të vjetër rreth 5000 vjet më parë, d.m.th. shumë kohë më parë se të zhvillohej dhe të lulëzonte qytetërimi dhe kultura e Greqisë dhe Romës ose e thëne ndryshe kur grekët dhe romakët nuk dihet se në cilët pyje të planetit jetonin. Autorët antikë pohojnë se Dardanët e Ilirisë janë Dardanët e Trojës, por ka dy rryma mendimesh. E para sipas së cilës Trojën e kanë themeluar Dardanët e Ilirisë ndaj i vendosën emrin Dardani, linjë që mbështetet nga Straboni. Rryma e dytë që mbështetet nga autorët romakë sipas së cilës familja mbretërore Dardane e Trojës dhe një pjesë e pasardhësve të Priamit me një pjesë të popullsisë së Trojës pas luftës së Trojës u vendosën në Dardaninë Ilire, pasi ishin të një gjaku me Ilirët.
Ajo që ka rëndësi dhe është e përbashkët është fakti që Dardanët e sotëm shqiptar janë të një etnie me Dardanët e Trojës dhe këtë e mbështesin të gjitha burimet antike. A ka nder, vlerësim historik dhe krenari më të madhe jo vetëm për dardanet, por për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë nëpër botë si dhe për Kombin Shqiptar në vecanti qe kjo tokë shqiptare te mbaj emrin e lavdishem te Trojes. Me dokumenta historike vërtetohet se Dardanët Trojanë ngritën qytetërimin më të vjetër të Evropës dhe një qytetërim tepër të lart nga pikpamja kulturore të cilit sot i përkulet me nderim dhe respekt i gjithë qytetërimi botëror. Nga Dardanët e Trojës është themeluar dhe Roma dhe qytetërimi romak, pasi ishte Ene Dardanidi ai që hodhi themelet e Romës.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Zbulimi i rrallë, dokumentet origjinale për shpalljen e pavarësisë

Eros Hoxha, një koleksionit shqiptar ka treguar për herë të parë në emisionin Opinion disa …

Leave a Reply

Loading...