Kryefaqja / OPINION / Shala: Liberalizimi shpeshton arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së (Video)

Shala: Liberalizimi shpeshton arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së (Video)

Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë ka thënë se Interpoli mund të lëshojë flet-arreste ndaj shtetasve të ndryshëm, përfshirë këtu edhe Serbinë, ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Ai në emisionin “Kontakt” të Tribuna Channel ka folur edhe për funksionimin e sistemit të integruar të kufirit, të cilin e ka Bashkimi Evropian (TIMS) e që e përdorin edhe vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

“Kosova ka bashkëpunim indirekt me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in, por deri më tani nuk ka mundur të arrij të jetë anëtare e plotë e këtyre dy organizatave kredibile të sigurisë ndërkombëtare, prandaj këtu na paraqiten pengesat”, ka thënë Shala, duke shtuar se me anëtarësimin e Kosovës në këto organizata, atëherë Kosova ka mundësi të bëjë pastrimin e listave.
Shala ka thënë se me heqjen e vizave për kosovarët atëherë do të shtohet edhe numri i arrestimeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, sepse do të këtë më shumë lëvizje nga një shtet në tjetrin.
“Duke e marrë parasysh që Serbia e ka pasur të instaluar aparaturën e saj këtu në Kosovë, atëherë ka informacione për të gjithë pjesëtarët e UÇK-së. Dhe me heqjen e vizave sigurisht që do të shtohet numri i ish-pjesëtarëve të UÇK-së që do të arrestohen nëpër vende të ndryshme të botës”, ka thënë ai në “Kontakt”, transmeton Tribuna.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...