Kryefaqja / HISTORI / Ekskluzive: Grekët e sotëm janë një përzjerje rracash sllave edhe arvanitovllahe

Ekskluzive: Grekët e sotëm janë një përzjerje rracash sllave edhe arvanitovllahe

Përktheu për Infopress Altin Kocaqi. ‘Për kënaqësinë e publikut shqiptarë si edhe për vëmendjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë’
‘’Nuk ekziston asnjë pikë e vetme e gjakut grek që të rrjedhin ndër venat banorëve të krishterë të Greqisë së sotme. Një stuhi e tëmerrëshme shpërndau deri në këndin më të largët të Peloponezit një rracë të re të ngjashme me fisin e madh të sllavëve. Scythians-Sllavët, Ilirët-shqiptarët, relacional me serbët dhe bullgarët janë në thelb ata të cilët tani e quajnë grekë’’ Fallmerayer.

Shkruar në greqisht nga Nasos Theodoridis

Puna bujëshme e historianit të famshëm gjerman Jacob Philip Fallmerayer (Jakob Philip Fallmerayer 1790-1861) “Mbi origjinën e grekëve modernë” e shtypur në Gjermani në vitin 1835, prej kohësh ishte botuar paraprakisht në Greqi por, pas 150 vjetësh, nuk u shfaq kurrë në libraritë greke.

Arsyeja që e shqetësonte shtetin ishte pikëpamja shkencore plotësisht dokumentuar e Fallmeryer që ‘njerëzit Greqisë moderne nuk kanë të bëjnë me Grekët e lashtë. Megjithatë, kjo punë e rëndësishme, u be e njohur kryesisht jashtë vendit, ku edhe u promovua, nga Akademia Bavareze e Shkencave.

Fallmerayer tregoi se: ‘kombi i dikurshëm i lavdishem grek humbi në vitin 589 pas Krishtit, gjatë mbretërimit të perandorit romak Maurice (582-602), për shkak të sulmit përhapur avarosllavëve që përmbytën Ballkanin, siç dëshmohet nga historiani sirian i shekullit të VII pas Krishtit., Evagri Scholastis.

Goditja përfundimtare që vrau popullsinë greke erdhi në vitin 746 pas Krishtit, me epideminë gjithëpërfshirëse që asgjësoj grekët e mbetur. Kjo është e konfirmuar nga perandori bizantin Konstandin Porfyrogeniti (905-969 pas Krishtit), i cili e rrëfen në librin “Thematika”.

Burim i rëndësishëm historik për eksllavizimin e Greqisë është kronika e famëshme e Monemvasia. Të gjitha toponimet e Peloponezit ishin me emra sllave deri në shekullin e 19-të. Në vitin 1840, disa vjet pas themelimit të shtetit modern grek, ato u ndryshuan në greqisht.

Fallmerayer iu referua Greqisë së vitit 1835 e cila përbëhej nga Peloponezi dhe ‘Sterea Elladha’ dmth. Roumelia dhe Morea. Kjo vepër ‘heretike’ mori mallkimin zyrtar të shtetit grek dhe u refuzuan me fyerje të rënda. Jashtë Greqisë ai gjeti shumë përkrahës që krijuan një rrymë.

Në shekullin e 6-të. pas Krishtit fiset e shumta sllave dyndën në mënyrë paqësore në Bizant . Vendbanimet sllave arritën deri në Peloponezin jugor. Smolianoi, Rinchinoi, Sagoudatoi, Velezites, Ezerites dhe Milingoi ishin disa nga rracat sllave që u vendosën përgjithmonë në Greqi dhe mbuluan përfundimisht çdo gjurmë të helenizmit. Nuk ekziston asnjë pikë e vetme e gjakut grek që të rrjedhin ndër venat banorëve të krishterë të Greqisë së sotme. Një stuhi e tëmerrëshme shpërndau deri në këndin më të largët të Peloponezit një rracë të re të ngjashme me fisin e madh të sllavëve. Scythians-Sllavët, Ilirët-shqiptarët, relacional me serbët dhe bullgarët janë në thelb ata të cilët tani e quajnë grekë.

Milingit ishin fis sllav që u vendosën në shek VII pas Krishtit në Peloponezin jugore. Kryesisht në shpatet perëndimore të Taygetos. Gjatë të njëjtës periudhe Ezerites, një fis i familjes së tyre , u vendosën në rajonet lindore të Lakonis, në fushën e Elus deri gadishullin ‘Male’ dhe disa prej tyre në Akea në zonën e njohur tani si Nezera.

Ashtu si shumica edhe sllavët jetonin si fermer. Sipas Konstantin VII Porphyrogenitus, ata jetonin të çrregullt dhe të padisiplinuar, si edhe krijonin probleme për banorët me grabitjet dhe zjarrvëniet. Ata u rebeluan disa herë kundër Bizantit. Ne vitin 842 u dërgua nga Michael G., në rajon, Theophylaktos Brieni për të mposhtur rebelët e Temës së Peloponezit, ndër të cilët ishin dhe Milingoi e Ezerites të cilët u nënshtruan dhe u detyruan të paguajnë një taksë vjetore prej 60 300 monedha ari, respektivisht.

Revolta e tyre e fundit, gjatë sundimit të Romanos I Lakapenos, solli rezultat të pafavorshëm. Ne vitin 921 General Krinitis Arotras ishte urdhëruar për ti mposhtur ata. Fushata zgjati nga pranvera deri në nëntor të atij viti. Milingoi u mundën dhe u detyruan të paguajnë perandoris taksën vjetore në 540 monedha ari, një shumë që u reduktua më vonë. Ishin paganë dhe konvertimin e tyre në të krishterë ka filluar në shek e X pas Krishtit me pjesëmarrjen e misionarëve fanatikë si “Nikonit të Penduar.”

Milingoi i rezistuan vaktë pushtimin te Laconisë nga Frangët menjëherë pas Kryqëzatës së Katërt (1204). Kalaja e famshme e ‘Mistra Taygetos’ u ndërtua në vitin 1249 nga sundimtari frank i Akaisë, William II i Villehardouin me qellim të nënshtronte Milingoi.

Avarët një komb Euroaziatike i origjinësTouranike, të lidhur me bullgarët, hunët dhe turqit pushtuan Ballkanin romakë, në shekullin e 6-të. AD, të shoqëruar nga hordhi të shumta të sllavëve që ishin vasalë. Prejardhja e Avareve konsiderohet Kina aktuale perëndimore. Në burimet historike origjina avarëve dhe e sllavëve indo-evropiane është vërejtur nga shekulli i 4-t. pas Krishtit. Instalimi universal i sllavëve të Peloponezit shënoi zhdukjen përfundimtare të kombit të lashtë grek nga skena historike.

Në vitin 532 pas Krishtit sllavët ishin fillimisht në vartësi të Kotrigourous , një popull Ounoboulgar dhe filluan sulmet në Ballkan. Perandori Justinian ia doli fillimisht me metoda diplomatike te frenoj për një kohë një pushtim përgjithshem. Megjithatë në vitin 540 pas Krishtit një zbritje e re masive i solli në kanalin e Korinthit. Në vitin 558 , në aleancë me princin e Kotrogoureve, Zaberga, kërcënuan edhe Stambollin por u thyen nga komandanti Belisario.

Në vitin 578 nëneshtrohen te avarët dhe fillojne sulmet metodike në territorin romak si pushtues të shumë qyteteve të Trakës dhe Ilirisë. Së fundi në vitin 600 pas Krishtit sllavët braktisin shtëpitë e tyre të reja nga Hanno i Avarëve por megjithatë arrijnë të mbijetojnë duke u imponuar në kulturën e tyre brenda Bizantit. Pasuan nvalë te reja paqësore të kolonizimit te vendbanimeve në Greqi dhe në Peloponez, të cilat kanë vazhduar deri në vitin 746 pas Krishtit, kur ndërpriten përgjithmonë për shkak të valës së urisë të atij viti.

Në të vërtetë, Kronika e Monemvasis është një burim i vlefshëm historik i shkruar nga nje historian anonim në fund të shekullit të 10-të. Bazuar në burimet historike të shekujve të kaluar, kryesisht në historinë e Evagriou Scholastis të Menanderit dhe mrekullitë e Shën Dhimitrit (shek VI). Kronika rrëfen me mënyrë të gjallë kolonizimit në masë avarosllave të hapësirës greke, kryesisht në Peloponez, në shekullin e 6 pas Krishtit, si edhe ngjarjet e mëvonshme me dominimin e kombit sllav në territoret bizantine të Peloponezit për 218 vjet. Evagri Scholasticus (536- 594) ishte një historian kishëtar me origjinë siriane. Historia që ai shkroi përkon me periudhën 431- 594. Metoda e hulumtimit të burimeve të përdorura nga ai si edhe ballafaqimi i dokumenteve me ato të arkivave të Patriarkanës së Antiokisë, e bën punën e tij një burimi të vlefshme historike për shekullin e 6. pas Krishtit.

Kronika e rrallë u zbulua në një dorëshkrim në Monastirin e Gjeorgjisë ‘Iviron’ në Malit Athos dhe është botuar për herë të parë në vitin 1909 nga profesor Bizantinologjis Spiridon Lambros (1851-1919) me titull “Regjistri Iviritis i Kronikës së Monemvasis”. Spiridon Lambros më vonë shërbeu si kryeministër i Greqisë në periudhën 6 mujore shtator 1916 – prill 1917. Kjo u pasua me zbulimin e dy kopjeve të tjera (regjistra) të kohës që gjenden: e para në Koutloumousiou ne Malin Athos, botuar po nga i njëjti profesor nën titullin “Në kohën kur u banua Monemvasia dhe se si “, dhe e dyta në biblotekne mbretërore të Torinos nga Giouseppe Pasini e cila është publikuar në 1749 me titull “Rreth krijimit të Monemvasis “.

Botuar në gazetën turkogreke të Thrakës «Trakyan’nin Sesi» 9-12-2010

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Ismail Qemali për Neue Freie Presse (1912) : “Serbia nuk ka asnjë të drejtë të përparojë drejt Adriatikut dhe të copëtojë Shqipërinë.”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Shkurt 2020 “La Libre Parole” ka botuar, të mërkurën …

Leave a Reply

Loading...