Kryefaqja / PERSONALITETE / TË GJALLËVE

TË GJALLËVE

Nëse dëshironi të dini për jetën e dëshmorëve, 

mos kërkoni nëpër libra, 

aty s’është jeta e tyre,është jehona e saj. 
Nëse dëshironi të dini si jetuan dëshmorët, 

mos shkoni në shtëpitë e tyre, 

shikoni robrinë tuaj. 
Nëse dëshironi të dini me sa zjarr dashuruan dëshmorët, 

mos ndiqni gjurmët e dashurisë së tyre, 

ato janë flutura që s’kapen dot. 
Nëse dëshironi të dini këngën e dëshmorëve, 

mos thërrisni këngëtarin, 

do të pendoheni nga tingujt e zbrazët. 
Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve, 

mos thërrisni këngëtarin, 

do të pendoheni nga tingujt e zbrazët. 
Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve, 

mos pyesni kë kishin afër në çastin e fundit, 

secili prej nesh ka qenë prezent. 
Nëse dëshironi t’i nderoni dëshmorët, 

mos shkoni te varret e tyre për të vendosur lule, 

lulet do t’u vyshken në dorë. 
Nëse… 

Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët, 

ecni në rrugën e tyre, 

aty do të gjeni gjeninë e tyre.
Heroi Bahri Fazliu

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Adem Dahri, koloneli i UÇK-së nga Çamëria

“Guximi dhe trimëria, pjekuria dhe maturia e tij e bënë njeriun më të besueshëm dhe …

Leave a Reply

Loading...