Kryefaqja / OPINION / Rrëfimi tronditës: Pas 66 vjetësh rikthehet në Çamëri, por ja çka e pret

Rrëfimi tronditës: Pas 66 vjetësh rikthehet në Çamëri, por ja çka e pret

“Hidhërimi im i madh, nuk gjeta dot vendin, ku u varrosën të afërmit e mi: vëllezërit Faruku 5 vjeç, Ferhat 13 vjeç dhe motra Makbule 2 vjeçe, gjyshërit, nëna dhe babai”

66 vjet për t’u kthyer në vendlindje atje ku kishte lënë nënën, babain, gjyshërit, dy vëllezër e një motër, të gjithë të vrarë nga genocidi grek. Kjo është historia e dhimbshme e Sali Bollatit nga Paramithia e Çamërisë. Ishte vetëm 7 vjeç, kur ishte larguar nga Çamëria dhe e mban mend mirë atë rrugë të vështirë që përshkoi për të mbërritur në Shqipëri. Sali Bollati është kthyer në vendlindje 66 vjet më pas, në moshën 73-vjeçare. Ai e rrëfen me emocion momentin e kthimit në tokën e tij. Ndërsa rrëfimi i tij për ditën e ikjes është rrënqethës. Atje në Çamëri la atë ditë të vrarë nga dora e egër e nazizmit grek, vëllezërit, Farukun 5 vjeç, Ferhatin 13 vjeç dhe motrën Makbule 2 vjeçe.

“Isha vetëm shtatë vjeç, ndërsa bashkëshortja ime Bule Pronjo 6 muajshe dhe djali i tezes dr. Tahsin Demi ishte vetem 3 muajsh, kur humbëm baballarët tanë. Pra, unë si më i madhi ende kam të pashuar në mendje vrasjet, masakrat dhe vuajtjet që shovinistat grekë ushtruan mbi gjyshin Muharrem 82 vjeçar, gjyshen Rukije 72, babain Ibrahim 52, nënën Betulla 36, vëllezërit, Faruk 5 vjeç Ferhat 13 vjeç dhe motrën Makbule 2 vjeçe. Ato bashkë me mbi 600 paramithiotë të tjerë humbën jetën se ishin shqiptarë. Ndërsa unë me motrën Qerime 10 vjeçare vuajtëm burgun deri në Dhjetor 1944 kur na përzunë me dhunë dhe ushtarët anglezë na transportuan për në Shqipërinë mëmë. Kështu do të përpiqem të tregoj se ku janë tokat ku prindërit tanë kishin ngritur kullat e sarajet e ku kishin lindur”, rrëfen Saliu.

Ai u kthye në Çamëri, në shtator të vitit 2010, vetëm në saj të pasaportës amerikane, sepse autoritetet greke nuk lejojnë viza hyrje për ata shqiptarë që kanë lindur në Çamëri. Bashkë me bashkëshorten e tij dhe kushëririn Tahsin Demi, vizituan Çamërinë në shtator të vitit 2010.

“Me të kaluar Qafën e Botës, me lotë në sy, hymë në Tokën e Bekuar. Përshtypja që të bie menjëherë atje janë ullinjtë e pafund dhe për çudi ato mbanin më shumë kokrra ulliri se sa gjethe. Pushimin e parë e bëmë në Filat. Midis shumë shtëpive të porsa ndërtuara sheh shtëpia të vjetra, gjysëm të rrënuara. Aty në qendër, para gjimnazit në një lulishte të bukur ishte një kafene. U përpoqa të flas shqip, por kamarieri na thotë se nuk është vendas. Pastaj vamë në Paramithi. Shtëpi ishin ndërtuar shumë, por Kulla e Bollatatëve qëndronte në krye të qytetit. Kjo Kullë mesjetare jo vetëm që ishte rimëkëmbur, por është kthyer në Muze të Paramithisë. Fatkeqësisht atë ditë ishte e mbyllur. Pranë saj qëndronte shtëpia, ku kam lindur, ende sot e banuar, por nga banorë të paligjshëm. Portali i lartë prej guri i derës së oborrit nuk ekzistonte më. Në vend të tij një derë hekuri e mbyllur me çelës. Asnjeri nuk dukej. Në livadhin ku luanim bashkë me moshatarët Rexhepin, Mitatin, Mihalin e Janin kanë mbirë shkure. Ndërsa ullinjve dhe fiqve të shumtë bashkë me kopshtin e zarzavateve që rrethonin shtëpinë tonë iu mungonte kujdesi dhe duart e ngrohta të dikurshme; janë kthyer në shkurre dhe ndërtesa.

Me Tahsinin shkuam te vendi që ishte shtëpia e lindjes se tij. E mbaj mend se ishte pranë konviktit të gjimnazit. Aty dukeshin disa rrënoja muri të trashë, por ishte ngritur një shtëpi e re që e zonja e saj na tha se ishte e ardhur në Paramithi e nuk dinte se e kujt ishte toka.

Të gjitha varrezat e vjetra pranë ish-9 xhamive të Paramithisë (xhamia e fundit, ajo e Bollatatëve është prishur më 1952 – vërteton Spiro Muselimi), janë shkatërruar duke ndërtuar shtëpi dhe rrugë. Ndërsa mbi gropën, ku ishin hedhur trupat e mbi 600 viktimave të genocidit grek të qershorit 1944 është shtruar një fushë basketbolli. Hidhërimi më i madh për njeriun e gjallë është, kur nuk gjen vendin e prehjes së të parëve të tij, duke mos patur mundësi të vejë një tufë lule për prindërit e të dashurit që megjithëse të lindur e rritur në shtëpiat dhe pronat e tyre mijëravjeçare nuk u lejohet një varr për pushim të përjetshëm. Me këtë brengë të madhe, plagë të pashëruar, u larguam për së dyti herë nga Paramithia jonë!

U nisëm për Pargë. Parga si qytet bregdetar ka një pamje të hatashme. Me shtëpiat ngjitur me njëra-tjetrën dhe me rrugicat me kalldrëm nën kalanë e bukur mesjetare është mbushur me njerëz, vendalinj e turista. Darkuam në restorantin e Grigorit që bashkë me vëllain e tij Thimion na flisnin shqip. Ashtu si gjuha që bisedonim edhe ushqimet e pijet që na shërbenin na bënë të harrojmë sado pak Paramithinë e heshtur martire. Janë nga Rrapëza, fshat afër Pargës. Këtu jeta nuk pushon deri orët e para të mëngjesit.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

“Me diploma dhe pa shkollë… bastardë të shitur tek armiqtë shekullorë të shqiptarëve”

Avokati i njohur Spartak Ngjela, përmes një analize thotë se korrupsioni në Shqipëri nuk ka …

Leave a Reply

Loading...